Coming Up Sat 6:00 PM  AEST
Coming Up Live in 
Live
Albanian radio

Çfarë duhet të dini për COVID-19 - në gjuhën tuaj

SBS është i përkushtuar të sigurojë raportim të besueshëm për t’ju informuar në gjuhën tuaj në lidhje me COVID-19.

Qëndro ne shtëpi. Qëndroni të sigurt. Shpëtoni jetë.

SBS COVID-19 - informacion nga shteti ne shtet shtetet, KLIKO KËTU


 

Vështirësitë financiare

“Nëse përballeni me vështirësi financiare, vizitoni:  www.moneysmart.gov.au  ose telefononi “National Debt Helpline” në 1800 007 007.

Pagesat “Jobseeker” dhe “Jobkeeper”

Pagesa "JobKeepr" do të vazhdojnë deri në mars të vitit 2021 kurse "Jobseeker"  deri në dhjeotr 2020. Në muajt e ardhshëm qeveria do njofton për planet e reja në vitin 2021. Shuma  e pagesave "Jobseeker" dhe "Jobkeeper" do të zvogëlohen nga fundi i shtatorit 2020.

“Jobseeker”

- Tani: 1,115 dollarë

- Nga shtatori i vitit 2020: 815 dollarë

Nga fundi i shtatorit (në se jeni të punësuar me orar të pacaktuar) përpara se të preket pagesa juaj “JobSeeker” tani ju mund të fitoni 300 dollarë në javë, në vend të 106 dollarë (që është në fuqi për moment).

Nga 4 gusht kushdo që merr mbështetje finaciare nga shërbimet e punësimit duhet të ndërmarrë katër kërkime pune në muaj, në mënyrë që të vazhdojë të marrë pagesën.

 

“Jobkeeper”

Mbështetja finaciare “Jobkeeper” nga shtatori do llogaitet në "dy nivele", një për punëtorët me orar të plotë dhe një tjetër për punëtorë me orar të pjesshëm.

 Pagesa dy javore për të punësuar me orar të plotë:

- Tani: 1,500 dollarë

- Nga shtatori i vitit 2020: 1,200 dollarë

- Nga Janari 2021: 1.000 dollarë

 Pagesa dy javore për të punësuar me orar të pjesshëm:

- Tani: 1,500 dollarë

- Nga shtatori i vitit 2020: 750 dollarë

- Nga Janari 2021: 650 dollarë

 

COVID-19 - Shqip
COVIDSafe Australia - Albanian
SBS

Si përhapet COVID-19?

COVID-19 përhapet nga një person tek tjetri përmes:

• Kontaktit të afërt me një person të infektuar (përfshirë 24 orë para se të kenë simptome)

• Kontakti me spërkala nga kollitja apo teshtitja e një personi të infektuar

• Prekjes së sendeve apo sipërfaqeve (siç janë dorëzat e dyerve apo tavolinat) që kanë spërkala nga një person i infektuar, dhe pastaj prekjes së gojës apo fytyrës suaj

Për shkak se COVID-19 është një sëmundje e re, nuk ka imunitet ndaj tij në komunitet. Kjo do të thotë se COVID-19  mund të përhapet shumë dhe shpejtë.

Qeveria Australiane sugjeron të gjithë që të shkarkojnë aplikacionin COVIDSafe. Lexo më shumë.

Udhëtimet ndërkombëtare

Të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë që vijnë në Australi pa marrë parasysh kombësinë dhe nga cili vend vijnë duhet të kryejnë izolimin e plotë për 14 ditë në objektet e përcaktuara para se të largohen për në shtëpi.

Udhëtarët do të testohen për COVID-19 dy herë, pasi të hyjnë në karantinë dhe para se të lejohen të largohen.

Qytetarët australianë dhe banorët e përhershëm nuk mund të udhëtojnë jashtë shtetit për shkak të kufizimeve COVID-19.

Sidoqoftë, nëse doni të largoheni nga Australia, ju mund të aplikoni në internet për një përjashtim udhëtimi nëse ju përfshiheni në një nga kategoritë e mëposhtme:

  • Udhëtimi juaj është thelbësor për industrinë kritike dhe biznesin (përfshirë industrinë e eksportit dhe importit)
  • Në se udhëtoni për të marrë një trajtim urgjent mjekësor që nuk është i disponueshëm në Australi
  • Ju mund të udhëtoni në se biznesi juaj personal paraqitet urgjent dhe i pashmangshëm
  • Në rast të vdekjes së anëtarit të ngushtë të familjes ose për arsye humanitare
  • Në se udhëtimi juaj është në interesin kombëtar.

Plani COVIDSafe në tre faza

Qeveria Australiane ka njoftuar planin e rihapjes së vendit me heqjen graduale të kufizimeve për ta bërë Australinë të sigurt nga rreziku i COVID-19. Plani përmban tre-faza.

Shtetet dhe territoret do t’a  implementojnë këtë plan në periudha të ndryshme kohore në përputhje me situatën e shëndetit publik dhe kushtet lokale.

COVID-19: nga 15 maj konsiderohet e sigurt rihapja në mënyrë graduale dhe të kujdesshme e repartit të kirurgjisë, derisa prioritet i vazhdueshëm mbetet ruajtja e kapacitetit të nevojshme për kujdesin intensiv në rast të ndonjë shpërthimi lokal të COVID-19.

Për secilin nga llojet e kufizimeve, qeveria australiane ka përcaktuar tre faza kryesore:

• Faza 1 do të përqendrohet në rihapjen me kujdes të ekonomisë dhe rikthimin gradual të Australianëve në vendin e punës, nëpër aktivitete shoqërore, përfshirë grumbullimin e deri 10 personave në ambiente të jashtme, lejimin e deri në 5 të ftuarve në shtëpi  dhe disa udhëtime lokale dhe rajonale.

• Faza 2 ndërlidhet me fazën 1 dhe lejon grumbullimet e deri në 20 personave, rihapjen e më shumë bizneseve, përfshirë palestrat, sallonet e bukurisë dhe vendet e argëtimit si galeritë dhe kinematë.

• Faza 3 sjell një mënyrë të sigurtë jetese dhe pune. Gjatë kësaj faze lejohen grumbullimet deri në 100 persona. Mendohet që masat e fazës 3 të jenë "normalja e re" për sa kohë që vazhdon të jetë i pranishëm rreziku i virusit. Udhëtimet ndërkombëtare dhe mbledhjet masive mbi 100 persona do të jenë të kufizuara.

Qeveria këmbëngul se secila nga këto tre faza duhet të mbështetet nga qytetarët me anë të respektimit të masave të mëposhtme:

• qëndroni 1.5 metra larg nga të tjerët sa më shumë që të jetë e mundur

• Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duar

• qëndroni në shtëpi kur nuk ndjehemi mirë, dhe paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit

• shkarkoni  aplikacionin COVIDSafe për gjurmimin e virusit, dhe

• krijoni një vendi të sigurt të punës.

Cilat janë simptomat e COVID-19?

 Simptomat e koronavirusit mund të shkojnë nga sëmundje e butë deri në pneumoni.

 Simptomat e COVID-19 janë të ngjashme me rastet e tjera të ftohjes dhe gripit dhe përfshijnë:

· Ethe

· Vështërsi në frymëmarrje

· Kollitje

· Dhimbje fyti

· Gulçim

· Simptoma të tjera mund të përfshijnë mukozë në hundë, dhimbje koke, dhimbje të muskujve ose nyjeve, diarre, të vjella, humbje të ndjenjës së erës, ndjenjë të ndryshuar të shijes, humbje të oreksit dhe lodhje.

Çfarë duhet të bëj nëse kam simptoma?

Nëse shfaqni simptoma brenda 14 ditëve nga mbërritja në Australi ose brenda 14 ditëve nga kontakti me dnjë rast të konfirmuar me COVID-19, duhet të vizitoni mjekun për ekzaminim. Thirrni mjekun tuaj për të caktuar takim ose kontaktoni  Linjën Kombëtare të Informacionit Shëndetësor - Koronavirus në 1800 020 080. Mos vizitoni një klinikë shëndetësore ose spital pa i njoftuar ata se keni simptoma.

Para se të mbërrini, telefononi klinikën shëndetësore ose spitalin dhe tregojuni atyre historinë tuaj të udhëtimit ose që keni qenë në kontakt me një rast të konfirmuar të COVID-19. Ju duhet të qëndroni të izoluar qoftë në shtëpi, në hotel ose nën kujdesin shëndetësor derisa autoritetet e shëndetit publik të konfirmojnë që është e sigurt që ju t’u ktheheni  aktiviteteve tuaja të zakonshme.

Nëse dëshironi të flisni me dikë në lidhje me simptomat tuaja, telefononi Shërbimin Kombëtar të Koronavirusit për këshilla. Linja funksionon 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. 1800 020 080

Qeveria Australiane është duke hapur klinika ekzaminuese të frymëmarrjes pran GP (mjekut familjar) në të gjithë vendin për të diagnostikuar personat me simptoma të butë deri të moderuar  me COVID-19 (me ethe, kollë, dhimbje të fytit dhe/ose lodhje).

Gjeni këtu nëse ekziston një klinikë e frymëmarrjes GP në shtetin / territorin tuaj dhe afër zonës tuaj dhe si të regjistroheni për një takim.

Nëse ende nuk ka një klinikë tëtillë në afësi ku ju jetoni, vizitoni “health direct” ose faqen e internetit të departamentit të shëndetit të shtetit ose territorit tuaj për më shumë informacion mbi klinikat dhe shërbimet e tjera në dispozicion.

Nëse keni vështirësi në frymëmarrje ose përjetoni rast urgjence mjekësore, telefononi 000.

0:00

A duhet të testohem për COVID-19?

Kabineti Kombëtar Australian ka rënë dakord të zgjerojë testimin në gjithë vendin për të gjithë personat me simptoma të lehta të COVID-19 për të identifikuar shpejt rastet pozitive.

Si trajtohet virusi?

Nuk ka trajtim specifik për koronaviruset, por shumica e simptomave mund të trajtohen me kujdes mbështetës mjekësor. Antibiotikët nuk janë efektivë kundër viruseve.

Kush rrezikohet më shumë nga një sëmundje e rëndë?

Disa persona të infektuar mund të mos sëmuren fare, disa do të marrin simptoma të buta nga të cilat do të shërohen lehtësisht, dhe të tjerët mund të sëmuren shumë shpejt. Nga përvoja e mëparshme me koronaviruse të tjera, personat në rrezik më të madh të infeksionit janë:

 -Personat me sistem imuniteti të kompromentuar (p.sh. kanceri)

-Të moshuarit

-Personat Indigjenë dhe Torres Strait Islander, pasi kanë shkallë më të lartë të sëmundjes kronike

-Personat me sëmundje kronike 

-Personat që jetojnë në mjediset e banimit në grup (apartamentet)

-Personat në ambientet e paraburgimit

-Fëmijë të vegjël  dhe foshnjat*

 * Në këtë fazë rreziku për fëmijët dhe foshnjat dhe roli që fëmijët luajnë në transmetimin e COVID-19 nuk është i qartë.  Sidoqoftë, deri më tani ka pasur një shkallë të ulët të rasteve të konfirmuara të COVID-19 mes fëmijëve, në raport me popullsinë më të gjerë.

Si mund të ndihmoni për të parandaluar përhapjen e COVID-19?

Mbrojtja më e mirë kundër shumicës së viruseve është praktikimi i higjenës së mirë, larja e duarve me ujë dhe sapun, kur teshtini, përdorni bërrylin apo shami dhe mbajtja e distancës nga të tjerët kur jeni të sëmurë.

Ju rekomandojmë:

 -Lani duart shpesh me sapun dhe ujë, para dhe pas ngrënies, dhe pasi të shkoni në tualet.

-Mbuloni gojën kur kolliteni dhe teshniti dhe përdorni pastrues të duarve me bazë alkooli.

-Nëse nuk jeni mirë, shmangni kontaktin me të tjerët (qëndroni më shumë se 1.5 metra larg njerëzve).

-Ushtroni përgjegjësi personale dhe qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. 

Kush është i detyruar të izolohet?

 a) Të gjithë personave që hyjnë në Australi ose mendojnë se mund të kenë qenë në kontakt të ngushtë me një rast të konfirmuar me COVID-19, atyre u kërkohet të izolohen për 14 ditë.

b) Të gjithë udhëtarëve që vijnë në Australi nga mesnata e 28 Marsit 2020, do t'ju kërkohet të kryejnë izolimin e detyrueshëm 14 ditë në godina të caktuara (në një hotel).

 • Udhëtarët do të transportohen drejt në objektet e caktuara pas imigracionit, doganave dhe kontrolleve shëndetësore.

• Personeli i Forcave Mbrojtëse Australiane në bashkëpunim me policinë lokale do të vizitoj shtëpitë dhe rezidencat e australianëve që janë në izolim të detyrueshëm siç udhëzohet nga qeveritë e shtetit dhe të territorit dhe do t'i raportojë policisë lokale nëse individi i identifikuar është në shtëpi.

 c) Nëse jeni diagnostikuar me COVID-19, duhet të qëndroni në shtëpi:

• mos shkoni në vende publike siç janë vedni i punës, shkolla, qendrat tregtare, kujdesi për fëmijët ose universitet

•kërkojini dikujt të marrë ushqim dhe nevoja të tjera për ju dhe t'i lërë ato pran derës tuaj të hyrjes,

•mos i lejoni vizitorët brenda - vetëm njerëzit që zakonisht jetojnë me ju duhet të jenë në shtëpinë tuaj.

Çfarë është distanca fizike?

Distanca fizike është një mënyrë që ndihmon në ngadalësimin e përhapjes së viruseve siç është COVID-19. Rekomandohet të qëndroni në shtëpi kur nuk jeni mirë, shmangi tubimet e mëdha publike nëse ato nuk janë thelbësore, duke mbajtur një distancë prej të paktën 1.5 metra në mes jush dhe njerëzve të tjerë kur është e mundur dhe të shmangni kontaktin fizik siç janë shtrëngimi i duarve ose përqafimet.

Distanca fizike është një mënyrë për të ndihmuar ngadalësimin e përhapjes së viruseve siç është COVID-19. Sa më shumë hapësirë ​​midis jush dhe të tjerëve, aq më e vështirë është që virusi të përhapet.

Shmangni prekjen e objekteve ose sipërfaqeve (të tilla si dorëzat e dyerve ose tavolinat) të ndotura nga një kollë ose teshtitje nga një rast i konfirmuar me COVID-19.

• Takimet kufizohen në dy persona

Kabineti Kombëtar Australian ra dakord të kufizojë tubimet e brendshme dhe të jashtme në vetëm dy persona. Këto masa hyjnë në fuqi që nga mesnata, e hënë 30 Mars.

Përjashtime nga ky kufi përfshijnë:

 • Njerëz të së njëjtës familje;

• Funeralet – më së shumëti 10 persona;

• Dasma - më së shumëti 5 persona;

• Bashkësi familjare.

 Shtetet dhe territoret mund të zgjedhin, të mandatojnë dhe / ose zbatojnë këtë kërkesë.

 • Qëndroni në shtëpi

 Udhëzimi i Kabinetit Kombëtar për të gjithë Australianët është të qëndrojnë në shtëpi përveç nëse:

• bëni blerje të asaj që ju nevojitet - ushqim dhe furnizime të nevojshme;

• nevoja për kujdes mjekësor ose shëndetësor;

• ushtrime që përputhen me kërkesatrreth tubimit publik;

• punoni dhe studioni, nëse këtë nuk mund zhvilloni nga distanca.

• Vende lojrash, parqe  etj.

Kabineti Kombëtar ra dakord që fushat e lojërave, dhe palestrat e jashtme në vendet publike do të mbyllen. Trajnimet do të reduktohet në dy persona, përfshirë trainerin.

• Australianë të moshuar dhe ata me kushte shëndetësore

Ata mbi 70 vjeç dhe Australianët me kushte shëndetësore ekzistuese.

Këshillat e Kabinetit Kombëtar janë për izolimin në shtëpi në masën maksimale të zbatueshme për Australianët:

• mbi 70 vjeç;

• Mbi 60 vjeç, të cilët kanë kushte ekzistuese shëndetësore;

• Australianë indigjen mbi moshën 50 vjeç, të cilët kanë kushte ekzistuese shëndetësore.

A mund të vizitoj familjen dhe miqtë në institucionet e kujdesit për të moshuarit?

Më 24 Prill, Kabineti Kombëtar deklaroi se nuk është e pranueshme për çdo shtëpi të të moshuarve (azil pleqësh) të vendosë kufizime, siç është të ndalojë të gjitha vizitat nga kujdestarët dhe familjarët, përveçse nëse kemi një shpërthim të virusit korona në azil.

Si rregull i përgjithshëm për të gjithë Australinë, ju lutemi mos vizitoni institucionet e kujdesit për të moshuarit nëse:

 -Jeni kthyer në Australi në 14 ditët e fundit.

-Keni kontaktuar me një rast të konfirmuar të COVID-19 në 14 ditët e fundit.

-Keni ethe ose simptoma të një infeksioni të frymëmarrjes (psh. kollë, dhimbje të fytit, vështërsi në frymarrje).

Nga 1 Maji ju duhet të vaksinoheni kundër gripit në mënyrë që të vizitoni institucionin e kujdesit për të moshuarit.

Kujdes, shtetet dhe territoret kanë rregullore specifike brenda juridiksionit të tyre, që nuk mund të kundërshtojnë rekomandimet e Kabinetit Kombëtar.

A duhet të vesh një maskë kirurgjikale?

Maska kirurgjikale janë të dobishme vetëm për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në komunitet nga personat e infektuar me virusin korona. Nëse jeni mirë, nuk keni nevojë të vishni një maskë kirurgjikale pasi ka pak prova që mbështesin se përdorimi i maskave kirurgjikale nga njerëzit e shëndetshëm parandalon përhapjen e COVID-19 në publik.

Nëse ju kërkohet të izoloheni, atëherë duhet të përdorni një maskë kirurgjikale (nëse keni një të tillë) në rrethanat e mëposhtme:

• Ju duhet të dilni nga shtëpia juaj për ndonjë arsye dhe do të jeni në vende publike.

• Ju jeni duke vizituar një instucion mjekësor.

• Ju keni simptoma dhe njerëz të tjerë janë të pranishëm në të njëjtën dhomë me ju.

A duhet të mbuloj gojën dhe hundën me maskë kirurgjikale?

Maska kirurgjikale janë të dobishme vetëm për të parandaluar personat që kanë COVID-19 që ta përhapin atë te të tjerët. Nëse jeni mirë, nuk keni nevojë të mbani një maskë kirurgjikale pasi ka pak prova që mbështesin përdorimin e gjerë të maskave kirurgjikale tek njerëzit e shëndetshëm për të parandaluar transmetimin në publik.

Nëse kërkohet të izoloheni, duhet të përdorni një maskë kirurgjikale (nëse keni një të tillë) në rrethanat e mëposhtme:

 -Kur duhet të dilni nga shtëpia juaj për ndonjë arsye dhe do të jeni në vende publike.

-Kur jeni duke vizituar një qendër mjekësore.

-Kur keni simptoma dhe persona të tjerë janë të pranishëm në të njëjtën dhomë si ju.

Udhëtimi brenda Australisë

Australianët duhet të shmangin të gjitha udhëtimet jo thelbësore brenda Australisë. Shtetet dhe territoret mund të zbatojnë kufizimet e tyre, përfshirë mbylljen e kufijve të tyre shtetërorë.

Nga e Shtuna 28 Mars, të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë që vijnë në Australi pavarësisht kombësinë ose pikën e nisjes duhet të izolohen për 14 ditë në vendet e caktuara përpara se të lirohen për të shkuar në shtëpi.

Qytetarët Australianë dhe banorët e përhershëm nuk mund të udhëtojnë jashtë shtetit për shkak të kufizimeve të COVID-19.

Sidoqoftë, nëse doni të largoheni nga Australia, ju mund të aplikoni në internet për leje te veçant të udhëtimit, vetëm nëse ju përfshiheni në një nga kategoritë e mëposhtme:

 · Udhëtimi juaj ka të bëj me punën tuaj në lufte kundër virusit kororna COVID-19, përfshirë ofrimin e ndihmës

· Udhëtimi juaj është thelbësor për industritë kritike dhe bizneset (përfshirë industrinë e eksportit dhe importit)

· Udhëtoni për të marrë një trajtim urgjent mjekësor që nuk është i disponueshëm në Australi

· Udhëtoni për biznes personal urgjent dhe të pashmangshëm

· Udhëtoni në rast fatkeqësie familjare ose humanitare

· Udhëtimi juaj është në interesin kombëtar.

Qytetet nga mund të udhëtoni pë në Australi

Nëse jeni duke planifikuar fluturimin tuaj në shtëpi, akoma mund të fluturoni tranzit përmes Kuala Lumpur, Doha, New York, Paris, London ose Tokio.

Rregullat e udhëtimit mund të po ndryshojnë me një njoftim të shkurtër. Nëse keni vendosur të ktheheni në Australi:

-kontrolloni fluturimin tuaj me kujdes dhe qëndroni në kontakt me kompaninë tuaj ajrore ose agjentin e udhëtimit

-ndiqni njoftimet zyrtare nga aeroportet tuaja të tranzitit dhe autoritetet zyrtare

-kontaktoni ambasadën ose konsullatën më të afërt të vendeve ku udhëtoni nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me rregullat e tyre për hyrje ose dalje

Vizitoni www.smartraveller.gov.au  për më shumë informacion dhe për të rejat e fundit.

Si po e drejtojnë situatën autoritetet Australiane?

Kryeministri po ndjek hapat e Planit Emegjent të Kundërpërgjigjes ndaj COVID-19. Kliko: Emergency Response Plan for Novel Coronavirus (COVID-19). Për të mësuar më shumë se si qeveria Australiane po menaxhon COVID-19, klikoni: Government response .

Guvernatori i Përgjithshëm i Australisë zgjat periudhën e urgjencës së biosigurisë edhe për tre muaj, nga 17 qershor  - 17 shtator 2020.

Ndihmë për pagesat e rrymës elektrike, ujit dhe tatimeve të banesave.

Autoritetet u kanë ofruar ndihmë të gjitha shtëpive dhe bizneseve në vështirësi financiare duke:

  • Mos bërë shkëputjen e shërbimit për këta abonentë;
  • Shtyrjen e procedurave të ndjekjes së parave të detyruara dhe mos vendosjen e abonentit të listën e personave që nuk kanë paguar kreditë;
  • Heqjen e gjobave për pagesat e bëra me vonesë; dhe
  • Rralluar periudhat kur shërbimi duhet të ndërpritet për shkak të mirëmbajtjes.
  • Ata persona që janë në gjendje që të paguajnë faturat, duhet të vzhdojnë t’a bëjnë këtë – sepse ka shumë rëndësi që këto shërbime kritike të vazhdojnë që të jenë në dispozicion të popullatës.

Fleksibilitet për disa persona që jetojnë në Australi me viza

Personat me viza Pune dhe Pushimi: Përjashtim nga kushtet e kësaj vize që diktojnë që individi të punojë për jo më shumë se gjashtë muaj me të njëjtin punëdhënës. Përjashtimi u ofrohet vetëm atyre personave që janë të punësuar në sektorë jetikë si për shembull: shëndetësi, kujdes për të moshuar, kujdes për të paaftët, kujdes për fëmijët, bujqësi dhe në prodhimin e produkteve ushqimore. Këta persona kanë të drejtë që të bëjnë kërkesë edhe për një vizë tjetër në rast se u mbaron viza që kanë brenda gjashtë muajsh.

Programi i Punëtorëve Sezonalë dhe Skema e Punësimit të Punëtorëve nga Paqësori: këta persona kanë të drejtë që të marrin edhe një vizë tjetër një vjeçare.

Personat me viza të përkohëshme pune: në se një person që mban këtë vizë pushohet nga puna, ai ose ajo ka një afat 60 ditor për të gjetur një sponsor tjetër. Në rast të kundërt personi në fjalë duhet të largohet nga Australia (edhe pse mund të ketë mbledhur kursime ose mund të ketë ndihmën e familjes).

Në se janë me leje pa të drejtë rroge, ose në se nuk kanë më mundësi që të punojnë me orar të plotë, një gjë e tillë nuk do të konsiderohet si shkelje e kushteve të vizës. Ky grup ka të drejtë që të tërheqë $10,000 nga fondet e sigurimeve shoqërore për këtë vit financiar.

Studentët e Huaj:

  • ata mund të jetojnë në Australi në se janë të punësuar. Në se nuk janë të punësuar, në se nuk kanë ndihmën e familjes ose kursime të mjaftueshme, atëherë u duhet që të marrin masa të tjera.
  • studentët e huaj që punojnë në sektorin e kujdesit për të moshuar ose si infermirë/e kanë leje që të punojnë për më shumë se 20 orë në javë.
  • ata kanë të drejtë që të tërheqin fonde nga sigurimet shoqërore në rast se kanë jetuar në Australi për më shumë se 12 muaj.
  • Në shtetin e Victorias, studentët ndërkombëtarë do të marrin një ndihmë financiare deri në 1100 dollarë si pjesë e një pakete të ndihmës urgjente të Qeverisë Victoriane që do të ndihmojë dhjetëra mijëra student te huaj në të gjithë shtetin tonë.

 Turistët: duhet të kthehen në vendin e origjinës, sidomos në se nuk kanë mbështetjen e familjes.

Kujdesi për fëmijët

Më shumë se një million familje kanë të drejtë që të çojnë fëmijët në çerdhe dhe kopshte falas gjatë kësaj pandemie. Sipas planit të qeverisë, 50% e shpenzimeve të biznesit çerdhe do të paguhet nga qeveria në bazë të shpenzimeve që janë regjistruar deri në datën 6 Prill, përpara se numri i fëmijëve të regjistruar të ulej në mënyrë drastike.

Ndihmë në drejtim të parandalimit të dhunës në familje

Një shumë prej 150 milion dollarësh do të shkojë në drejtim të ndihmës për ata Australianë që janë viktima të dhunës në familje dhe dhunës seksuale për shkak të virusit korona.

Mbështetje në drejtim të shëndetit mendor

Në drejtim të shërbimeve të shëndetit mendor, qeveria ka akorduar një sasi prej 74 milion dollarësh. Shërbimet do t’u vijnë në ndihmë të gjithë Australianëve. Burimi i vetëm i informacionit do të jetë portali i shëndetit mendor i quajtur Head to Health (Shëndet për Mendjen)(www.headtohealth.gov.au). Këtu do të ketë informacione rreth shëndetit mendor gjatë pandemisë dhe izolimit, si t’u vijmë në ndihmë fëmijëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes dhe se ku mund të drejtoheni për më shumë shërbime dhe kujdes.  

Për më shumë informacion në anglisht vizitoni health.gov.au/news/health-alerts/novel-coronavirus-2019-ncov-health-alert 


 

Qëndroni të paktën 1.5 metra larg nga njëri tjetri. Për kufizimet në të gjitha shtetet dhe territoret ne Australi vizitoni :

https://www.sbs.com.au/language/english/how-australia-s-states-and-territories-are-relaxing-coronavirus-restrictions

Nëse keni simptoma të ftohjes ose gripit, qëndroni në shtëpi, prenotoni një test COVID-19 ose kontaktoni Linjën e Informacionit të Shëndetit « Coronavirus » në numrin 1800 020 080.

Lajmet dhe informacionet janë në dispozicion në 63 gjuhë të ndryshme në:  www.sbs.com.au/coronavirus