Coming Up Sat 6:00 PM  AEDT
Coming Up Live in 
Live
Albanian radio

COVID-19: I gjithe shteti i Viktorias ne bllokim, NSW regjistron 825 raste te reja lokale COVID-19

NSW Police conduct an operation in an attempt to head off an anti-lockdown protest in Sydney. Source: AAP Image /Dan Himbrechts

COVID-19: Te rejat e fundit ne Australi per 21 gusht 2021.


 

  • Victoria: 61 raste te reja me COVID-19, i gjithe shteti ne bllokim

  • NSW regjistron numer rekord te infeksioneve ne nje dite qe nga fillimi i pandemise ne Australi.

  • Queensland: edhe nje dite tjeter me zero infeksione COVID-19

  • ACT: tete raste te reja, te gjithe te infektuarit ishin ne izolim


     

New South Wales (Uellsi i Ri Jugor)

New South Wales ka shenuar numer rekord te rasteve COVID -19 me 825 infeksione. Tre persona kane vdekur, nje burre i pavaksinuar ne te 90 -at, nje burre i vaksinuar ne te 80 -at dhe nje grua ne te 90 -at e saj, e cila kishte marre nje doze vaksine.

Policia e NSW ka vendosur 1.500 oficere ne rruge per te siguruar qe protestat kunder bllokimit te mos mbahen kete pasdite. Raportohet se trenat po anashkalojne stacionet kryesore ne Sidnei, derisa taksite e kane te ndaluar te hyjne ne qender te qytetit (CBD).

Takimet per vaksinim COVID-19 (Pfizer) tani jane ne dispozicion per persona nga mosha 16 deri ne 39 vjeç qe jeton ne zonat me te prekura nga infeksionet.

Viktoria

Viktoria ka regjistruar 61 raste te reja me te infektuar COVID-19. Nga keto raste 39 ishin ne komunitet ndersa ishin me infeksion.

Nje numer i konsiderueshem i infeksioneve jane regjistruar ne pjesen rurale te  Viktorias. Ky fakt ka shtyre qeverine e shtetit qe duke filluar nga sot ne oren 1300 te shpalle kufizimet e reja per kete pjese te shtetit.

Rregullat e kufizimeve qe do zbatohen per  zonat rajonale te Viktorias do te jene te njejta me ato qe jane ne fuqi ne Melburn, me perjashtim te shtetrrethimit qe nuk do te zbatohen per pjeset rurale,  tani per tani.

Ketu do te gjeni listen e vendeve te infektuara dhe qendrat e vaksinimit. 

24 oret e fundit ne Australi

  • ACT (Territori I Kryeqyteteit Australian) ka regjistruar tete raste te reja me COVID-19. Territori eshte duke planifikuar te perfshije adoleshente te moshes nga  12 vjeç ne vaksinimin para fundit te vitit.
  • Queensland ka regjistruar nje dite tjeter me zero raste COVID-19 derisa autoritetet kane bere thirrje per personat 16 vjeç e lart qe te vaksinohen.

alc covid mental health
ALC

Karantina, udhetimet, klinikat e analizave dhe pagesat per pandemi

Sistemet e karantines dhe analizat jane nen kontrollin e qeverive te shteteve dhe territoreve:

NSW Udhetimet & Transporti dhe Karantina
VIC Lejet e udhetimeveUdhetaret nga jashte dhe Karantina
ACT Transporti dhe Karantina
NT Udhetimet dhe Karantina
QLD Udhetimet dhe Karantina
SA Udhetimet  dhe Karantina
TAS Udhetimet dhe Karantina
WA Udhetimet dhe Karantina

Ne se deshironi qe te udhetoni jashte vendit, mund te beni kerkese per te marre leje udhetimi. Klikoni ketu per me shume informacion ne lidhje me kushtet qe duhet te plotesoni per te marre leje. Keto masa jane te perkoheshme dhe numrat e pasagjereve po rishikohen vazhdimisht dhe ato perditesohen ne faqen e internetit te Smart Traveller .


 


Vizitoni sherbimet e 'NSW Multicultural Health Communication' :

COVID-19: Permbledhje rreth vaksinave
Orar per vaksinat.


Klinikat ku mund te testoheni ne shtetet dhe territoret e vendit:

NSW 
Victoria 
Queensland 
South Australia 
ACT 
Western Australia 
Tasmania
Northern Territory 


Pagesat ne ndihme te personave te prekur nga pandemia ne cdo shtet dhe territor:

NSW 
Victoria 
Queensland 
South Australia 
ACT 
Western Australia 
Tasmania
Northern Territory

This story is also available in other languages.