Coming Up Sat 6:00 PM  AEDT
Coming Up Live in 
Live
Albanian radio

COVID-19: Rriten infeksionet ne NSW, SA ka gjasa ti jape fund izolimit

Protesters march along Broadway during the World Wide Rally For Freedom anti-lockdown rally at Hyde Park in Sydney, Saturday, July 24, 2021. Source: AAP Image/Mick Tsikas

Te rejat me te fundit rreth Koronavirusit ne Australi per 24 Korrik 2021.

  • Rastet e infeksioneve ne NSW ne rritje.  
  • Protesta kunder izolimit ne Sydney dhe Melbourne. 
  • Victoria deklaron te gjithe shtetin e NSW si zone e rrezikut ekstrem.
  • South Australia  ka gjasa ti jape fund izolimit. 

New South Wales  

NSW regjistroi 163 raste me infeksion, numri me i madh qe me fillimin e krizes ne fillim te muajit Qershor. Policia e ketij shteti vendosi 246 gjoba per ata persona qe kane thyer rregulloret e shendetesise. Numri i vdekjeve nga kriza deri tani ka arritur ne gjashte persona.
 
Dy prefektura te tjera jane ne izolim te rrepte, Cumberland dhe Blacktown. Vetem personat e autorizuar mund te dalin nga keto zona. 
 

Ketu mund te gjeni vendet ku jane infeksionet

Victoria 

Victoria ka regjistruar 12 persona te infektuar dhe vetem dy prej tyre ishin te lire gjate periudhes infektive.  

Shefi i Shendetesise,Brett Sutton tha se i gjithe shteti i NSW tani konsiderohet si 'Zone e Rrezikshmerise se Larte' duke filluar qe dje ne mesnate.

Zonat ku jane identifikuar infeksionet gjenden ne kete harte. Izolimi do te vazhdoje deri ne oren 23.59 ne daten 27 Korrik. 

Australia gjate 24 oreve te fundit
  • Premieri i SA, Steven Marshall tha se shteti i tij ka shume mundesi qe te dale nga izolimi te Marten. Ai pret qe shkollat te hapen te Merkuren. 
  • Kryeministri, Scott Morrison tha se nuk eshte ne gjendje qe te premtoje me shume doza te Pfizer per  New South Wales. 
  • Mijera protestues thyen rregulloret e kufizimeve te COVID-19 dhe dolen ne rruget e Sydney dhe Melbourne.
COVID-19:MIT:

Moshat e reja ne gjendje te mire shendetesore nuk semuren me COVID-19. Semundja vret vetem te moshuarit dhe te semuret.

COVID-19: FAKT:

Virusi prek me rende personat e moshave te vjetra dhe te semuret por gjithashtu mund te preke dhe te vrase edhe moshat e reja.  

 

Pagesa per karantine, udhetime, klinikat e testeve dhe per pandemi

Rregullat per karantinen dhe testet drejtohen nga qeverite e shteteve dhe territoreve:

Ne se deshironi qe te udhetoni jashte vendit, mund te beni kerkese per te marre leje udhetimi. Klikoni ketu per me shume informacion ne lidhje me kushtet qe duhet te plotesoni per te marre leje. Keto masa jane te perkoheshme dhe numrat e pasagjereve po rishikohen vazhdimisht dhe ato perditesohen ne faqen e internetit te Smart Traveller .


Vizitoni sherbimet e 'NSW Multicultural Health Communication' :
COVID-19 Vaccination Glossary
Appointment Reminder Tool


Klinikat ku mund te testoheni ne shtetet dhe territoret e vendit:

NSW 
Victoria 
Queensland 
South Australia 
ACT 
Western Australia 
Tasmania
Northern Territory 


Pagesat ne ndihme te personave te prekur nga pandemia ne cdo shtet dhe territor:

NSW 
Victoria 
Queensland 
South Australia 
ACT 
Western Australia 
Tasmania
Northern Territory

This story is also available in other languages.