Coming Up Sat 6:00 PM  AEDT
Coming Up Live in 
Live
Albanian radio

COVID-19: SA TË SHPESHTA JANË RASTET ASIMPTOMATIKE DHE A DUHET TË SHQETËSOHEMI?

Source: Getty Images

Dy studime të reja kanë gjetur se një numër i të infektuarve me koronavirus nuk shfaqin simptoma dhe nuk ndihen të sëmurë. Ekspertët mjekësor japin mendimin e tyre nëse të gjithë duhet të testohemi – që shfaqim simptoma apo që nuk shfaqim.

Tashmë të gjthë jemi të informuar se cilat janë simptomat Covid-19, ethet, kolla e thatë, vështirësia në frymëmarrje apo edhe lodhja.

Në Islandë, Japoni, Kinë dhe këtu në Australi është hulumtuar fenomeni i rasteve asimptomatike (që nuk shfaq simotima) të Covid-19.

Një studim i publikuar në ‘JAMA Network Open’, zbuloi se studiuesit në Kinë gjetën se nga 78 pacientë me COVID-19, 42.3 përqind nuk shfaqnin simptoma.

Një hulumtim tjetër i studiuesve australianë, i botuar nga ‘Thorax’, zbuloi se nga 217 personat në anijen e lundrimit Greg Mortimer, më shumë se tetë nga 10 persona që testuan pozitivisht për Covid-19, ishin asimptomatikë.

Çfarë janë transmetimet para-simptomatike dhe asimptomatike?

Organizata Botërore e Shëndetit ka shpjeguar ndryshimin midis tyre.

Periudha para-simptomatike është pas ekspozimit ndaj virusit, por, para se të shfaqen simptomat e virusit.Por edhe pa simptoma, kjo nuk do të thotë se nuk ka një transmetim të mundshëm.

Studimet kanë regjistruar raste të personave që testuan pozitive, një deri në tre ditë para se ata të shfaqin ndonjë simptomë.

Transmetimi asimptomatik është kur virusi përhapet nga një person që nuk shfaq simptoma të Covid-19.

Atëherë, çfarë mendojnë ekspertët për studimet e fundit?

Profesoriesha Raina MacIntryre, Shefe e Programit të Biosigurisë në Institutin Kirby, thotë se kemi "dëshmi të konsiderueshme që infeksioni asimptomatik dhe para-simptomatik është i zakonshëm me Covid-19".

Ajo i referohet studimeve në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe shpërthime të tjera me COVID-19 që "gjithashtu kanë gjetur se 50 përqind ose më shumë nga të gjitha rastet pozitive janë asimptomatike".

Në fillim të muajit maj, në Grant Lodge, një shtëpi e kujdesit për të moshuarit në periferinë e Melburnit, një kujdestare testoi pozitive por ishte asimptomatike (nuk shfaq simptome).

"Tashmë është e qartë, ne nuk duhet të debatojmë më gjatë për këtë. Të gjithë duhet të testohen, pavarësisht nga simptomat.’, thotë profesoresha MacInyrte.

"Njerëzit marrin 10-14 ditë për të zhvilluar antitrupa, kështu që nuk është për t'u habitur që testi i shpejtë i bazuar në antitrupa nuk ishte qind për qind i saktë.."

Disa ekspertë nuk janë aq të sigurt për natyrën e rasteve asimptomatike Covid-19.

Sanjaya Senanayake është një specialist për sëmundjet infektive në Universitetin Kombëtar Australian.

Ai i referohet studimit nga Kina ku autorët gjetën se rastet asimptomatike nuk janë vetë izoluan sepse nuk shfaqnin simptoma.

"[Studiuesit] nuk vëzhguan nëse ndonjë rast sekondar u shfaq  prej tyre",  thotë ai.

Në shkurt, raporti i ‘WHO China Joint Mission report’  gjeti se shumica e pacientëve asimptomatikë gjatë testimit përfunduan më vonë duke zhvilluar simptoma.

Profesor Senanayake, është i pasigurt nëse ata pacientë në studim u sëmuren apo jo.

"Një tjetër kufizim i studimit, që autorët e pranojnë, është se sa i saktë ishte vlerësimi i rasteve që nuk kishin simptoma. A është e mundur që megjithëse ata nuk ndiheshin 100 përqind mirë, ata ishin në gejndje p.sh. të punonin por nuk kishin fuqi të ushtronin ne palestër… etj? "

Ai thotë se "kemi rezultate të ndryshme kur bëhet fjalë për raste asimptomatike me COVID-19".

Islanda zbuloi se 50 përqind e njerëzve testuan pozitivisht por nuk shfaqën simptoma, 30.8 përqind u gjetën në Japoni, ndërsa Kina kishte 80 përqind asimptomatikë në një studim tjetër.

"Është e vështirë të dihet se cili studim është i saktë. Dhe megjithëse po afrohemi të kuptojmë proporcionin e rasteve asimptomatike me Covid-19, ne ende nuk e dimë me siguri ndikimit që asimptomatikët kanë në transmetimin e mëtejshëm të rasteve, d.m.th. a gjenerojnë asimptomatikët shumë raste sekondare apo vetëm një pjesë e vogël? "

"Me fjalë të tjera, kishte katër transmetues asimptomatikë për çdo pasagjer të sëmurë."

Profesori Ivo Mueller është një epidemiolog në Institutin e Kërkimeve Mjekësore Walter dhe Eliza Hall.

Ai shpjegon: ‘të kuptuarit, se sa të shpeshta jane rastet kur   asimptomatikët infektojnë të tjerët me koronavirus do ndihmon në parashikimet tona se si mund të zhvillohet pandemia e Covid-19 gjatë muajve të ardhshëm ".

"Po ashtu do na jep një pasqyrë më të qartë se cilat ndërhyrje janë më të suksesshme në parandalimin e valës së dytë të rasteve me COVID-19" tha ai.

Hulumtimi I bërë rreth anijes së lundrimit Greg Mortimer, e cila kishte 96 pasagjerë australianë, zbuloi nga 217 personat në bord, 128 testuar pozitivë për Covid-19. Nga ata që kontraktuan virusin, 104 persona nuk shfaqën simptoma - që është 81 përqind e rasteve që testuan pozitivisht.

‘Me fjalë të tjera, ka katër transmetues asimptomatikë për çdo pasagjer të sëmurë. Nëse i njëjti model përsëritet diku tjetër, kjo do të thotë se në vendet që testojnë vetëm raste simptomatike, barra e vërtetë e infeksioneve mund të jetë pesë herë më e madhe se sa raportohet aktualisht," thotë Profesor Mueller.

Ai thotë se të zbulosh "numërin e vërtetë të asimptomatikë të të gjitha moshave që mund të infektojnë të tjerët me COVID-19, tani duhet të jetë një përparësi urgjente."


Të gjithë që jetojnë në Australi duhet të qëndrojnë të paktën 1.5 metra larg nga njëri tjeri, pë më shumë informacion vizitoni: https://www.sbs.com.au/language/albanian/virusi-korona-covid-19-dhe-masat-ndaj-tij 

Nëse besoni se mund të jeni infektuar me COVID-19, telefononi mjekun tuaj (mos e vizitoni) por thirrni Coronavirus Health Information Hotline në 1800 020 080. Nëse keni pengesë me frymarrje ose nëse keni një urgjencë mjekësore, telefononi 000.

SBS është i përkushtuar të informojë komunitetet e ndryshme në Australi për zhvillimet më të fundit mbi COVID-19. Lajmet dhe informacionet janë në shërbim tuaj në 63 gjuhë të ndryshme, vizitoni sbs.com.au/coronavirus.