Coming Up Sat 6:00 PM  AEDT
Coming Up Live in 
Live
Albanian radio

COVID-19: Situata shqetesuese sjell me shume shtrengime dhe gjoba ne NSW

NSW Police Force have an increased presence across Greater Sydney, backed up by 500 additional Australian Defence Force personnel from 16 August. Source: AAP Image/Dan Himbrechts

Te rejat me te fundit rreth Koronavirusit ne Australi per 14 Gusht 2021.

  • Rritet numri i te vaksinuarve ne NSW
  • Me shume se 450 vende te ekspozimit ndaj infeksioneve me COVID-19 ne Melbourne
  • Ne Queensland asnje te infektuar ne komunitet
  • Shtate persona te infektuar ne ACT

 

New South Wales 

NSW shenoi 466 raste me virus dhe kater humbje jete. Te pakten 68 raste te infektuarish ishin te lire ne komunitet gjate periudhes infektive.

 

Tani forcat e policise do te kene ndihmen e 500 forcave te ushtrise si pjese e nje operacioni qe do te kete per qellim zbatimin e ligjeve te izolimit. Operacioni do te nise ne daten 16 Gusht. Premierja e shtetit, Gladys Berejiklian tha se shteti tani do te hyje ne masa me te renda izolimi. 

Ata qe duan te udhetojne jashte Sydney duhet qe te bejne kerkese per marrjen e lejes. Rrezja e distances nga shtepia do te reduktohet nga 10 km ne 5 km per te gjithe banoret e Sydney.

Duke filluar qe nga data 16 Gusht, banoret e 12 minibashkive ne rrezik mund te dalin jashte vetem ne se kane nevoje qe te ushtrohen, te kujdesen per femijet por nuk mund te dalin per asnje arsye tjeter. Personat qe jetojne vetem mund te regjistrojne nje te aferm apo mik tek i cili lejohet te shkojne per vizite. Kjo 'fluske' mund te regjistrohet tek nsw.gov.au.

Gjobat per shkeljen e urdherave kane shkuar ne $5,000.

Ketu mund te gjeni listen e klinikave te vaksinimit

Victoria

Victoria ka regjistruar 21 raste te reja dhe tre prej tyre nuk kane lidhje me asnje person te njohur si te infektuar. Dhjete raste ishin te infektuar ne komunitet. 

Qendra tregtare e Chadstone ne Melbourne eshte deklaruar si zone infektuar. Tashme ne Melbourne ka 450 zona te prekura nga infeksioni, duke perfshire qendren tregtare ne Highpoint dhe disa blloqe apartamentesh. 

Ketu mund te gjeni listen e qendrave te vaksinimit

24 oret e fundit ne Australi 
  • Queensland regjistroi gjashte raste te reja te gjitha te lidhura me infeksione te njohura dhe te gjithe ne karantine gjate periudhes infektive. 
  • ACT regjistron nje rast me infeksion duke a cuar keshtu numrin e personave te infektuar ne shtate. 

 

 

Karantina, udhetimet, klinikat e analizave dhe pagesat per pandemi

Sistemet e karantines dhe analizat jane nen kontrollin e qeverive te shteteve dhe territoreve:

NSW Udhetimet & Transporti dhe Karantina
VIC Lejet e udhetimeveUdhetaret nga jashte dhe Karantina
ACT Transporti dhe Karantina
NT Udhetimet dhe Karantina
QLD Udhetimet dhe Karantina
SA Udhetimet  dhe Karantina
TAS Udhetimet dhe Karantina
WA Udhetimet dhe Karantina

Ne se deshironi qe te udhetoni jashte vendit, mund te beni kerkese per te marre leje udhetimi. Klikoni ketu per me shume informacion ne lidhje me kushtet qe duhet te plotesoni per te marre leje. Keto masa jane te perkoheshme dhe numrat e pasagjereve po rishikohen vazhdimisht dhe ato perditesohen ne faqen e internetit te Smart Traveller .



Vizitoni sherbimet e 'NSW Multicultural Health Communication' :

COVID-19 Vaccination Glossary
Appointment Reminder Tool.


Klinikat ku mund te testoheni ne shtetet dhe territoret e vendit:

NSW 
Victoria 
Queensland 
South Australia 
ACT 
Western Australia 
Tasmania
Northern Territory 


Pagesat ne ndihme te personave te prekur nga pandemia ne cdo shtet dhe territor:

NSW 
Victoria 
Queensland 
South Australia 
ACT 
Western Australia 
Tasmania
Northern Territory

This story is also available in other languages.