Coming Up Sat 6:00 PM  AEDT
Coming Up Live in 
Live
Albanian radio
SBS ALBANIAN

Java Kombetare e Pajtimit me Popullin Indigjen

The theme of National Reconciliation Week 2021 is More than a word. Reconciliation takes action. Source: WILLIAM WEST/AFP via Getty Images

Java Kombetare a Pajtimit fillon me nje dite te rendesishme ne kalendarin e historise Australiane: 27 Majin.

Eshte nje dite e cila kishte per qellim qe t’u jepte te gjithe personave Indigjene me shume barazi dhe ne te njejten kohe te forconte marredhenien mes tyre dhe Australianeve te tjere.

Tema kete vit eshte ‘ Jemi se bashku'.

Java Kombetare e Pajtimit mbahet nga data 27 Maj deri ne 3 Qershor dhe ajo i dedikohet marredhenies dhe respektit te ndersjelle mes popullit indigjen dhe banoreve te tjere te Australise.

Te gjithe Australianet jane pjese e kesaj jave. Ketu te gjithe Australianet kane mundesine qe te mendojne per historine dhe kulturen e popullit Indigjen, te njohin dhe pranojne historine e lashte te ketij populli perpara dhe pas kolonizatoreve. 

Sipas te dhenave arkeologjike, populli Indigjen ka jetuar ne Australi per me shume se 50,000 vite. Ardhja e europianeve ndikoi ne jeten e tyre. Praktikat e kolonizatoreve shpesh sollen pasoja serioze dhe jane shkaku kryesor i pabarazise qe ekziston sot.

20 years of reconciliation – Reconciliation Australia
20 years of reconciliation – Reconciliation Australia
Getty Images

Cila eshte historia e popullit indigjen?

1932 William Cooper themelon Lidhjen e Australianeve Indigjene. Kjo Lidhje mblodhi me shume se 2000 nenshkrime si pjese te nje peticioni i cili i bente thirrje kryeministrit te asaj kohe Joseph Lyons dhe Mbretit George VI qe te punonin per te drejten e popullit Indigjen per te ruajtur racen dhe kulturen nga zhdukja.

1948 Kodi i Shtetesise dhe Kombesise futi ne kategorine e ‘Nenshtetesise Australiane’ te gjithe Australianet, perfshire ketu edhe personat indigjene qe deri atehere vuanin nga diskriminimi ligjor ne te gjitha nivelet e qeverisjes.

1971 Neville Thomas Bonner ishte personi i pare me origjine Indigjene qe u zgjodh si Senator ne Queensland.

1977 Patrick Dodson u be kryetari themelues i Keshillit per Pajtimin Indigjen i cili luftoi per me shume bashkim mes Indigjeneve dhe Australianeve. Ai njihet si babai i Pajtimit Kombetar.

1985 Uluru ne Australine Qendrore u kthehet Pronareve Autoktone.

1992 Gjykata e Larte Australiane njeh Pronesine Autoktone ne ne vendimin Mabo deklaron se koncepti i  terra nullius ishte i gabuar.

Po ne kete vit, ish Kryeministri Paul Keating mban fjalimin e tij te ashtuquajtur ‘Redfern Speech’ ne te cilin pranoi se personat indigjene vuanin nga efektet shkaterrimtare te asimilit dhe rembimit te femijeve te tyre.

1995 Qeveria Australiane njohu zyrtarisht flamujte e pupollit Aborigjen dhe atij te Ishujve Tores Strait.

2008 Ish Kryeministri  Kevin Rudd u kerkoi falje personave te Brezit te Vjedhur –  femijet e te cileve ishin marre me dhune nga familjet e tyre per tu rritur nga familjet Europiane. Shume prej tyre nuk u bashkuan asnjehere me prinderit qe i linden.

Coming up next

# TITLE RELEASED TIME MORE
Java Kombetare e Pajtimit me Popullin Indigjen 29/05/2021 05:38 ...
Edicioni Informativ - 4 Dhjetor 2021 04/12/2021 11:00 ...
Te rejat me te fundit nga zhvillimet ne Kosove - 4 Dhjetor 2021 04/12/2021 05:00 ...
Te rejat me te fundit nga zhvillimet ne Shqiperi - 4 Dhjetor 2021 04/12/2021 06:00 ...
Te rejat me te fundit nga zhvillimet ne Maqedonine e Veriut - 4 Dhjetor 2021 04/12/2021 08:00 ...
Hyrja në Australi: çfarë duhet të deklaroni, çfarë mund dhe nuk mund të sillni me vete 03/12/2021 09:26 ...
Rreth gjysmë milion fëmijë në Australi rriten në kushte të vështira financiare, ekonomike dhe gjuhësore 03/12/2021 07:11 ...
Sipas Organizates Boterore te Shendetit bota është një “tokë pjellore” për variante të reja 03/12/2021 05:35 ...
Çfarë duhet të dini për variantin Omicron 03/12/2021 03:50 ...
Te rejat me te fundit nga zhvillimet ne Shqiperi - 27 Nentor 2021 29/11/2021 05:59 ...
View More