Coming Up Sat 6:00 PM  AEDT
Coming Up Live in 
Live
Albanian radio
SBS ALBANIAN

Jeanette Mustafa i kushtoi jeten promovimit te Komunitetit Shqiptar ne Australi

Jeanette Mustafa ne nje event te komunitetit Source: SBS Albanian

Zonja Jeanette Mustafa u shua kete jave ne Melburn. Nje humbje e madhe per Komunitetin Shqiptar te cilit ajo i kushtoi nje jete te tere.

E lindur ne Babinda, Queensland dhe me origjine nga Korca, zonja Mustafa u dallua per shpirtin vullnetar qe ne moshe te re.
 
Ne fillim mori pjese ne Organizaten e Fermereve te Rinj ku ishte sekretare. Pjese e detyrave ne kete periudhe ishte organizmi i Festivalit vjetor "Babinda Sugar".
Jeanette Mustafa
Jeanette ne ceremonin e ngritje se flamurit kombetar.
SBS Albanian
 
Ne 1991, se bashku me Kryqin e Kuq Australian, Jeanette organizoi nje fushate per mbledhjen e fondeve ne ndihme te Shqiperise qe sapo kishte dale nga regjimi komunist. Dy vite me vone ajo ishte nje nga themelueset e Shoqates se Grave Shqiptare Australiane ne Melburn aktivitetet e se ciles ishin nga me te suksesshmet per komunitetin lokal. 
Fatbardh Dyrmishi dhe Jeanette Mustafa
Fatbardh Dyrmishi dhe Jeanette Mustafa ne nje aktivitet te grupit folklorik shqiptar.
SBS Albanian
 
Nuk mund te mos rrime pa permendur kontributin e Jeanette per sjelljen e femijeve shqiptare ne Australi qe kishin nevoje per kurim. Ky aktivitet ne ndihme te Shoqates 'Children First' eshte pergjegjes per sherimin e dhjetra femijeve shqiptare nga mjeket Australiane. 
 
Gjate luftes ne Kosove, Jeanette dha ndihmen e saj ne drejtim te kauzes se refugjateve dhe vendosjes se tyre ne Australi. 
 
Nje nga arritjet me te rendesishme te kesaj zonje te nderuar do te ishte bashke-organizimi i nje ekspozite- e para ne Australi - rreth historise se Komunitetit Shqiptar ne Australi. Ekspozita u hap ne Muzeun e Imigracionit ne Melburn dhe nepermjet saj publiku Australian filloi te njohe me mire kontributin, vlerat dhe traditat e popullit shqiptar. 
 
Jeanette mban titullin 'Victorian of the Year" (Banore e Shquar e Viktorias) dhe Medaljen e Urdherit te Australise- nje dekorate e dhene nga perfaqesuesja e Mbretereshes Elizabeta e II dhe Guvernatore e Australise, Znj Linda Dessau. 
Bashkim Bekiri, Jeantte Mustafa dhe Rexh Muftari
Bashkim Bekiri, Jeantte Mustafa dhe Rexh Muftari ne nje aktivitet te komunitetit shqiptar ne Australi.
SBS Albanian
Nder pasionet e saj ishte Grupi i Valleve Folklorike, Festivalet e Komunitetit Shqiptar, Festa e Grave dhe aktivitete te tjera neper te cilat shembulli i saj frymezoi edhe gra e vajza te tjera qe te punojne vullnetarisht per Komunitetin Shqiptar.
 
Raporti yne sjell kujtimet dhe dhimbjen e njerezve qe e njohen: Sezar Jakupi, Erik Lloga, Lutfie Kadriu dhe nipit te shtrenjte Rohan Hamit.
Pershtatur nga AAIA

Coming up next

# TITLE RELEASED TIME MORE
Jeanette Mustafa i kushtoi jeten promovimit te Komunitetit Shqiptar ne Australi 05/06/2021 19:11 ...
Edicioni Informativ - 4 Dhjetor 2021 04/12/2021 11:00 ...
Te rejat me te fundit nga zhvillimet ne Kosove - 4 Dhjetor 2021 04/12/2021 05:00 ...
Te rejat me te fundit nga zhvillimet ne Shqiperi - 4 Dhjetor 2021 04/12/2021 06:00 ...
Te rejat me te fundit nga zhvillimet ne Maqedonine e Veriut - 4 Dhjetor 2021 04/12/2021 08:00 ...
Hyrja në Australi: çfarë duhet të deklaroni, çfarë mund dhe nuk mund të sillni me vete 03/12/2021 09:26 ...
Rreth gjysmë milion fëmijë në Australi rriten në kushte të vështira financiare, ekonomike dhe gjuhësore 03/12/2021 07:11 ...
Sipas Organizates Boterore te Shendetit bota është një “tokë pjellore” për variante të reja 03/12/2021 05:35 ...
Çfarë duhet të dini për variantin Omicron 03/12/2021 03:50 ...
Te rejat me te fundit nga zhvillimet ne Shqiperi - 27 Nentor 2021 29/11/2021 05:59 ...
View More