Aktivitete ne shenim te Pavaresise se Kosoves ne Australi

Te ardhurat nga koncerti do t’u dedikohen viktimave nga termeti ne Shqiperi dhe familjeve te prekura nga zjarret ne Australi. Ambasada e Republikes se Kosoves organizon pritje zyrtare per Komunitetin Australian Shqiptar ne 24 shkurt ne Kanberra.

Sheshi i federates Melburn 2019

Melburn 2019: pjesemarres ne ceremonin e ngritjes se Flamurit te Republikes se Kosoves ne Sheshin e Federates. Source: SBS Albanian

12-te vjetori i Pavaresise se Republikes se Kosoves do te festohet me menyra te ndryshme. Vecojme per ju aktivitete qe do zhvillohen ne Melbourne, Sydney, Adelaide, Perth dhe Canberra.

 

Shenimi i Pavaresise se Kosoves  per Komunitetin Australian Shqiptar ne Melburn fillon ne 16 Shkurt.

Kryesia ka organizuar mbremje solemne me darke per te shenuar pervjetorin e 12-te te Pavaresise. E vecanta e mbremjes eshte se te ardhurat e mbledhura nga shitja e biletave dhe aktiviteteve qe do zhvillohen ne mbremje do shkojne per te prekurit nga zjarret ne Australi dhe per familjet e goditura nga termeti ne Shqiperi me 26 Nentor 2019.  

 

Per vendin, kohen dhe me shume informacion bashkangjitur me poshte eshte fletushka:
Pavaresia e Kosoves
Shenimi i Pavaresise se Kosoves / Komuniteti Australian Shqiptar ne Melburn / 16 Shkurt Source: Facebook


Komunitetin Australian Shqiptar ne Melburn vazhdon me shenim e pavaresise ne 17 Shkurt,  me ceremonin e ngritjes se Flamurit ne “Federtion Square” ne Melbourne.

Kryesia e Komunitetit fton te gjithe qe kane mundesi te vijne ne Sheshin e Federates ne qender te Melburnit per ngritje e flamurit te Republikes se Kosoves ne mengjes, ora 8:30.

 

Flamuri i Kosoves per here te te pare eshte ngritur ne shesh ne vitin 2013. Flamuri do valon gjate gjithe dites ne vendin me te frekuentuar ne Melbourne.
Sheshi i Federates Melburn
Melburnit ngritja e flamurit te Republikes se Kosoves, 17 Shkurt 2020, ne mengjes ora 8:30 Source: Facebook


Edhe Komuniteti Shqiptar ne New South Wales ka vendosur te shenoj 12 vjetorin e pavaresise.

Ne Sydney festohet te shtunden ne 15 Shkurt, kryesia ka hapurt dyert per te gjithe falas ne nje mbremje me muzike.
Komuniteti Shqiptar ne New South Wales
Ne Sydney festohet te shtunden ne 15 Shkurt. Source: Facebook
Nderkohe qe ne Adelaide te South Australia komuniteti organizon piknik.

Ne njoftim thuhet: “Te nderuar bashkatdhetar,  jeni te ftuar te merrni pjese ne shenimin e 12-te vjetorit te Pavaresise se Republikes se Kosoves.  

Me kete rast organizojme piknik, te dielen ne 16 shkurt, ne Belair National Park,Main Oval -Full Oval, duke filluar nga ora 09:00 e deri ne 17:00.

Adresa : Upper Sturt Road, Belair SA
Ky eshte nje piknik familjar, prandaj ju lutemi qe secili person te sjell ushqim dhe pije.


 

 

Kete vit pavaresia e Kososves festohet edhe ne Perth te Western Australia,

Adresa: Beechboro Rd N, Bennett Springs WA 6063, Australia.

Per detaje me poshte eshte bashkangjitur fletushka.
Pavaresia e Kosoves festohet edhe ne Perth te Western Australia
Source: Facebook


Ambasada e Republikes se Kosoves organizon pritje zyrtare per komunitetin Australian Shqiptar ne 24 shkurt ne Kanberra.

 


Share

Published

Updated

By Sani Kajtazi

Share this with family and friends