Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

Shqiperi, PS –PD marreveshje per t’i dhene fund krizes politike

Ne oret e para te mengjesit kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozites Lulzim Basha arriten nje marreveshje per t’i dhene fund krizes politike.

kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozites Lulzim Basha

Shqiperi, PS –PD marreveshje per t’i dhene fund krizes politike Source: VOA AAP

E finalizuar pas takimit Rama-Basha ne kryesine e Kuvendit, që zgjati mbi tre ore, detajet e marreveshjes pritet te zbardhen gjate 24 oreve në vijim.

Pas takimit, ne daljen para gazetareve, kryetari i PD-se pohoi arritjen e marreveshjes: “kemi arritur nje marreveshje qe do te formalizohet brenda 24 oreve dhe vetem me pas do te kemi një komunikim publik”, u shpreh Basha.

Te pyetur per daten e zgjedhjeve, Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk dhane asnje pergjigje. “Jam 100% dakord me cfare tha z. Basha” u shpreh Rama.

Marreveshja ka ne baze "Platformen McAllister Plus" e cila iu ofrua si zgjidhje dy dite me pare nga Zevendes Ndihmes Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee, ne perpjekje per te mundesuar perfshirjen e partive opozitare ne procesin zgjedhor.

Nderkohe, udheheqesi i maxhorances dhe ai i opozites u pershendeten ne ikje me nje shtrengim duarsh.


1 min read

Published

Updated

By Sani Kajtazi

Source: Various



Share this with family and friends