Kryetari i Shoqates se Komunitetit Shqiptar ne Shepparton Enver Sabri, eshte krenar per çmimin e dhene keshillit te Festivalit Shqiptar te Vjeljes.
"Eshte nder te jem sot ketu me ju. Komuniteti shqiptar ne Greater Shepparton ka një histori te lashte. Ne jemi krenar qe shumekulturalizimit ne Australi i dhurojme nje festival qe i sjell publikut te gjere traditen, ushqimin dhe muziken shqiptare”, ka thene Enver Sabri.
Anetari i Kryesise se Shoqates Shqiptare ne Shepparton Reg Qemal, shprehu mirenjohje te gjithe vulnetareve qe vit pas viti me punen e tyre te cmuar i japin mbeshtetje te pafund festivalit.
"Ky cmim eshte per te gjithe ata qe me pune dhe angazhimin e tyre te palodhur kontribuojne ne suksesin e festivalit”, ka thene Reg Qemal.
Festivali promovon vlerat kulturore shqiptare ne Australi.
Keshilli i festivalit tani me ka filluar pergatitjet per festivalin e radhes qe do mbahet ne 24 mars 2019.
