Krishtlindja është një festë e krishterë që përkujton lindjen e Jezu Krishtit në 25 Dhjetor.
Derisa shume e respektojne Krishtlindjen si feste fetare ka dhe australian te tjere, jo te krishter, te cilet po ashtu e respektojnë aspektin fetar te Krishtlindjes, por krishtlindjen e shohin si fest e cila i sjell ata bashkë me familjen dhe miqtë për të shkëmbyer dhurata dhe per t’u kenaqur ne shoqerin e njeri tjetrit.

Christmas Morning in Australia (Getty Images) Source: Getty Images
Dreka e Krishtlindjes
Në Australi, festa e Krishtlindjeve fillon më 25 dhjetor rreth drekës.
Për shumë njerëz, si Luke Barbagallo i lindur në Brisbane, dreka e krishtlindjes është diçka e vecant por njëherit edhe nje gje e zakonshme.
"Krishtlindja i sjell anëtarët e familjes bashke – ata vijne per nje copë proshutë, e pjekur apo e tymosur – sipas deshires, shijojmë karkalec dhe shumë fruta të freskëta. "

Christmas lunch (Getty Images) Source: Getty Images
Drejtoresha e programit televiziv SBS FOOD, Farah Celjo, thotë se ne Australi do gjeni ushqime te ndryshme në menun e drekes se Krishtëlindjes.
"Gjërat si proshutat e Krishtlindjes, shumë ushqime deti, dhe ate me bollëk. Embelsira te Krishtlindjeve, tiramisu, pavlova etj. Pastaj shumë fruta të freskëta, qershi, mango, pjeshkë dhe fruta të tjera . "
Sidoqoftë, ajo tutje thotë se meqenëse Australia është shumë kulturore, Krishtlindjet nuk festohen vetëm ne një mënyrë.
Emigrantet kane sjell me veti tradita e tyre nga vendet qe vijne, ato reflektohen në tryezën e ushqimit.
"Unë nuk kam asgje kunder qe në ditën e Krishtlindjes te shijoj nje Laksa Malajziane, ne tryeze te kem me bollëk produkte deti, apo ndinje torte, akullore ose diçka si panettone. Në vendet e Ballkanit pergatitet një supë me ushqime deti, kështu që unë me gjithe qejf do e përgatisja dhe shijoja nje supë me produkte deti. "
Pamela López Arriaga, e cila është nga Meksika, kalon Krishtlindjet me familjen e burrit të saj.
Çdo vit, një anëtar tjeter i familjes pret ne drekë, dhe të gjithë sjellin nga një pjatë me ushqim.
"Të gjitha përgjegjësitë si gatimi, janë të ndara në mënyrë të barabartë. Në vend se të gatuaj vetëm një person për të gjithë, gjë që mund të jetë e lodhshme, te gjithe pergatisin. Dikush është përgjegjës për sallate, tjetri për perime, një tjetër për mish dhe për ëmbëlsira, tjetri . "
Kalimi i kohës në natyrë
Për shkak sedita e Krishtlindjes është në mes të pushimeve të verës dhe shkollës, australianët përfitojnë nga moti i ngrohtë për të kaluar kohën jashtë.
"Në ditën e Krishtlindjes zgjohem heret ne mengjes, iku për të notuar ne det dhe shumicen e kohes jashte shtepise . Për mua të jesh afer plazhit, në park është kënaqësi a e ditës se Krishtlindjes. Nëse shkoni në parkun tuaj te lagjes, aty do takoni edhe shumë te tjere duke festuar Krishtlindjen në natyrë. " shprehet Farah Celjo.
Dhe kjo eshte pikërisht ajo që bëri Pamela López Arri-aga, Krishtlindjet e fundit, ajo e festoi ne natyre.
""Vitin e kaluar Krishtlindjen e skaluam në park, gjë që ishte e mahnitshme sepse askush ne familje nuk kishte nevojë të pastronte ose të presë mysafir në banesen e tyre. Une e dua kete periudhë te vitit sepse është stina e verës, dhe të gjithë janë te disponuar …"

Christmas Day on Brighton Beach near Melbourne (Getty Images) Source: Getty Images
Ka shumë mënyra për të festuar Krishtlindjet, kështu që ndjehuni të lirë, provoni dhe festoni sipas traditave tuaja dhe pse jo edhe atyre australiane.

خانوادهای در حال باز کردن کراکرهای کریسمس Source: Getty Images