Ministri i Imigracionit, Alex Hawke perdori nje ligj sipas te cilit Ministri ka fuqine qe te anuloje nje vize ne rast se personi qe e mban ate ka mundesi qe te perbeje rrezik per publikun Australian.
Ne nje deklarate te dhene nga Ministri, visa e 34 vjecarit u anulua per shkak se edhe pse nuk ka shume mundesi qe te perhape semundje brenda shtetit Australian, qendrimi i tij i metejshem mund te perbeje rrezik per shendesine.
Kjo per shkak se prania e tij ne vend mund te risjelle ne arenen publike dhe mund te forcoje ndjenjat e publikut kunder vaksinave duke ndikuar keshtu ne sistemin shendetesor Australian si edhe ne rendin publik.
Avokatet e Gjokovic dhane argumente se Ministri nuk kishte prova dhe se vendimi i tij ishte jashte logjikes.
Numri nje ne tenisin Australian, Alex de Minaur tha se Gjokovic duhet t'a pranoje rolin e tij ne kete situate.
Populli Australia ka vuajtur shume. Kjo nuk eshte sekret. Jeta nuk ka qene e lehte per ne dhe ne kemi bere shume per te mbrojtur popullin tone gjate kesaj pandemie. Te gjithe ne si lojtare e dinim se te futeshe ne Australi duhet te ishe i vaksinuar. E kishte vete ne dore dhe kete vendim e ka marre me vetedije.
Gjokovic per momentin ndodhet ne nje seance te Gjykates Federale ku mbrojtja e tij dhe Ministri po paraqesin argumentet e tyre. Mendohet se vendimi i Trupit Gjykues so te dale sot.
