Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë është ndjerë sot pak para orës 4 të mëngjesit në Shqipëri.
Raportohet se në qytetin e Durrësit ka dëme të shumta. Sipas raportimeve të para, dëme materiale ka edhe në disa godina në Tiranë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Fier.
Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana.
Share
