Shqiptarët në Australi vazhdojnë të nxjerrin në pah frymën e jashtëzakonshme të solidaritetit, për dy javë shoqatat e shumëta te cilat veprojnë ne Australi mblodhën mbi 255 mije dollarë për viktimat e tërmetit.
Shoqatat atdhetare në Australi po vazhdojnë fushatën e ndihmave.
Edhe pse larg vendlindjes Komuniteti Shqiptar në Australi ruan vlerat e kombit. Dëshmi për këtë është Festivali Shqiptar në Melburn, i cili për afër tre dekada ruan kulturën, gjuhën dhe traditën e stërgjyshëve.

E diel 8 Dhjetor 2019 - Festivali i Komunitetit Shqiptar Australian. Source: SBS Albanian
“Është kënaqësi kur shikon fëmijët të cilët bëjnë përpjekje të ndjekin gjurmet familjaredhe përpiqen ashtu sikurse edhe prindërit e tyre të mos humbin identitetitin kombëtar.”

Shpresa Havolli Shkembi, Nurije Alimi, Lutfije Kadriu, Jeanette Mustafa. Source: SBS Albanian
Në Australi vazhdon kjo traditë tani e 27 vite. Komuniteti Shqiptar Australian në 1992 vendosi që të lë një trashëgimi për gjeneratat e reja shqiptare që lindin këtu.
Atë vit u vunë themelet e para të Festivali Mbarëkombetar Shqiptar në Australi. Frymëzim ishte një datë e madhe historike 28 Nëntori, Pavarsia e Shqipërisë.
Festivali u jep shpresë shqiptareve të lindur në Australi që të ruajnë kulturën, gjuhën dhe traditën e stërgjyshëve.

Source: SBS Albanian
Kjo nismë filloi të veproj në vitin 1992 dhe vazhdon edhe sot në 2019.


Ambasadori i Republikes se Kosoves ne Australi dhe Zeland te Re, Dr Hajdin Abazi. Source: SBS Albanian

Source: SBS Albanian