Flamuri i shtetit te Kosoves ngrihet ne qender te Melburnit

Ne organizim te Komunitetit Shqiptar Australian ne Melburn u ngrit Flamuri i shtetit te Kosoves.

Flamuri i Kosoves dhe ai Australian

Flamuri i Kosoves dhe Australian, 12-te vjetori i pavaresise se Kosoves. Federation Square 17 Shkurt 2020 Source: SBS Albanian

Ne Australi u kremtua 12-te vjetori i Pavaresise se Kosoves. Mbremje  festive u mbajten ne Melburn, Sidnej, Perth dhe nje piknik u organziuar ne Adelajde. Ne oret e hershme te mengjesit ne 17 Shkurt 2020 u ngrit Flamuri i Kosoves ne qender te qytetit.

 

Flamurin e ngriti ambasadori i Jashtezakonshem dhe Fuqiplote  te Republikes se Kosoves ne Australi, Dr Hajdin Abazi.

Ambasadori i Jashtezakonshem dhe Fuqiplote i Republikes se Kosoves ne Australi, Dr Hajdin Abazi.
Ambasadori iRepublikes se Kosoves ne Australi, Dr Hajdin Abazi, bashkeshortja e tij Fitore Abazi. Federation Square Melbourne 17 Shkurt 2020. Source: SBS Albanian
Ai vecoi rendesine qe ka 17 Shkurti:

“Kjo nuk eshte vetem nje feste e Kosoves por eshte e cdo shqiptari pavaresisht se nga nga vjen. Per ta fituar Pavaresine, ne Kosove nje shekull eshte derdhur gjak. Ai nuk ka qene vetem i Kosoves por ka qene i te gjithe shqiptareve. Secili e ka meriten e vet dhe kjo eshte nje fitore e kombit.

 

Me nje komunitet te organizuar si ky ne Australi, mund t’i kontribuohet shume popullit dhe atdheut. Urime!”

 

Dhjetra bashkatdhetar erdhen ne ceremonin e ngritjes e flamurit.
12-te vjetori i Pavaresise se Kosoves. 17 Shkurt 2020
Disa bashkatdhetar ne Sheshin e Federates 17 shkurt 2020, 12-te vjetori i Pavaresise se Kosoves. Source: SBS Albanian


 

Kontributi i Australise ne ndihme Kosoves gjate luftes i kapercen kufijte e zakonshem. Australia i ofroi strehim 4 mije te zhvendosurve nga Kosova, 1 mije prej tyre sot e quajne Australine shtepi te tyre.

  

Flamuri i Kosoves do te qendroje te valon sot perballe atij Australian ne Sheshin e Federates ku parakalojne cdo dite me qindra mijera vete.

 

Ngritja e flamurit njeherit flet qarte per miqesine qe kane dy vendet. Australia ishte nje nder vendet e para qe njohu pavaresine e Kosoves.


Share

Published

Updated

By Sani Kajtazi

Share this with family and friends