Pas nje seance nje ditore ku palet paraqiten argumentet e tyre, Gjykata Federale Australiane vendosi qe te ruaje vendimin e Ministrit. Viza e Novak Gjokovicit mbetet e anuluar dhe ai tani duhet te largohet nga Australia.
Mbrojtja tha se Ministrit nuk i takonte qe te merrte nje vendim ne lidhje me mbrojtjen e sistemit shendetesor Australian dhe rendit publik nderkohe qe avokatet e Ministrit thane se Ministri e kishte kete te drejte me ligj dhe ishte i detyruar te mbronte sistemin Australian nga nje person me bindje te qarta kunder vaksinimit.
Gjokovic duhej te luante ndeshjen e pare neser si pjese e Australian Open.
Share
