A duhet të regjistrohem?
Plebishiti do të bëhet në bazë të listës zgjedhore. Pra në rast se keni votuar gjatë zgjedhjeve të kaluara, atëherë fleta e votimit do t’ju dërgohet me anë të postës në adresën ekzistuese.
Në se nuk jeni në listën zgjedhore, ose në se keni ndërruar adresë, atëherë keni kohë deri në datën 24 Gusht, ora 18.00 për t’u futur në faqen e internetit të Komisionit Zgjedhor AEC website dhe për t’i përditësuar të dhënat personale.
Sipas të dhënave të Byrosë së Statistikave, 14% e të rinjve të moshës 18 deri 24 vjeçare nuk janë të regjistruar. Ndërkohë që në të gjitha moshat në nivel kombëtar, kjo shifër shkon në 5%.
Kur do të votojmë?
Fletë votimet do të dërgohen me postë pas datës 12 Shtator 2017. Përgjigjen duhet t’a postoni përpara datës 7 Nëntor.
A është votim i detyrueshëm?
Jo. Ndryshe nga propozimi origjinal, votimi kësaj rradhe nuk është i detyrueshëm.
Grupet e ndryshme kanë shprehur shqetësim për faktin se numri i votave do të jetë i ulët dhe nuk do të përfaqësojë siç duhet mendimin e popullit Australian. Por qeveria tha se në se njerëzit duan të thonë mendimin e tyre ata do t’a bëjnë këtë.
“Në se duan të votojnë, do t’a bëjnë këtë’ tha zëvendës kryeministri Barnaby Joyce.
Disa persona në komunitetin gay kërkojnë bojkotimin e votës. Ish gjykatësi i Gjykatës së Lartë dhe vetë gay, Michael Kirby, tha se ai nuk do të marrë pjesë në një proçes që e bën të ndihet si shtetas i dorës së dytë.
A mund të votoj online?
Jo.
Vota do të bëhet krejtësisht nëpërmjet postës dhe do të drejtohet nga Byroja e Statistikave. Nuk do të ketë votim online.
Partia Laburiste tha se sistemi i votimit nuk është i përshtatshëm për votuesit e rinj që nuk janë përdorues të sistemit klasik të postës.
“Pse nuk po e bëjmë këtë në internet?” pyet laburisti Sam Dastyari.
“Le të mos tallemi. Të rinjtë nuk votojnë me postë në politikë.”
Por Barnaby Joyce tha se nuk ka vend për shqetësim “Mendoj se të rinjtë janë njësoj si pjesa tjetër e popullsisë dhe janë në gjendje që t’a kuptojnë një gjë kaq të thjeshtë.”
A mund të votoj nga jashtë vendit?
Po. Mjafton që të informoni Byronë e Statistikave dhe në këtë mënyrë do të merrni fletëvotimin në adresën tuaj jashtë vendit.
A kanë rëndësi rezultatet?
Rezultati final pritet që të dalë në datën 15 Nëntor. Por vota nuk do të miratojë martesat e të njëjtës gjini.
Në së rezultati është po, atëherë qeveria ka premtuar se do të hapë një mocion votimi në parlament ku deputetët pritet që të votojnë pro pavarësisht mendimit të tyre personal.
Në se vota është ‘Jo’, atëherë votimi në parlament nuk do të bëhet.