Simon Birmingham tha se mbyllja e kufirit ishte shkaku kryesor që Australia arriti të mposhtë COVID-19 dhe se udhëtimet jashtë vendit nuk do të rikthehen së shpejti.
"Me keqardhje shprehem se përsa i përket udhëtimive turistike jashtë Australisë, ato mbeten mjaft larg", deklaroi Senatori Birmingham për “National Press Club”. "Ne, para së gjithash, duhet të vazhdojmë t’a kemi kujdesin ndaj shëndetit si prioritet ".
I pyetur nëse kjo do të thotë që kufiri nuk do të hapet deri vitin tjetër, ai tha, "Unë mendoj se kjo ka shumë të ngjarë të ndodhë".
Share
