SKIP TO MAIN CONTENT

Komuniteti Shqiptar ne Melburn i jep lamtumiren e fundit Lindita dhe Veton Musai-t

Jane percjelle per ne banesen e fundit Lindita dhe Veton Musai, te cilet u qelluan per vdekje ne mengjesin e 31 dhjetorit 2019 ne Jarravill te Melburnit.

Veton and Lindita Musai
The Musai couple on their wedding day Source: Lindita Musai - Facebook - Personal blog

2 min read

Published

Updated

By Sani Kajtazi, Majlinda Lulo


Skip to article content

Mijera te pranishem, shqiptare por edhe australiane erdhen sot ne Xhamine Shqiptare ne Melburn per t’i dhene lamtumiren e fundit ciftit Musai ose ciftit engjellor sic u quajt nga mediat Australiane gjate diteve te fundit.

Albanian Mosque in Carlton Melbourne
Mourners at the Albanian Mosque in Carlton Source: SBS Albanian

Veton Musai ishte i punesuar ne Banken Kombetare Australiane dhe ishte djali i ish-kryetarit te Shoqates se Komunitetit Shqiptar ne Australi, Alil Musai, me origjine nga Struga e Maqedonise se Veriut. Vetoni ishte nje Shqiptaro Australian tipik, i dashur, i rrethuar me miq te shumte, me pasion per futbollin dhe AFL (Ligen e Futbollit Australian).

Per Linditen nje vajze me zemer te madhe, shoqet e punes thone se ishte “vajza me e bukur,” “gjithmone buzeqeshur" dhe "e dhembshur per te tjeret”.

Lindita and Veton Musai
Lindita and Veton Musai Source: Lindita Musai- Facebook - Personal Blog

Mesazhet e ngushellimeve per familjet e prekura nga kjo tragjedi nuk pushuan se ardhuri jo vetem nga komuniteti shqiptar qe eshte tronditur thelle nga kjo ngjarje, por edhe nga anetare te komunitetit te gjere Australian. Shtepia e familjes Musai gjate diteve te fundit priti vizita ngushellimi per qindra anetare te njohur e te panjohur qe nuk nguruan t'i qendronin prane prinderve dhe anetareve te tjere te familjes.

Albanian Mosque in Carlton Melbourne
Mourners waiting to farewell Lindita and Veton Musai Source: SBS Albanian

Çifti i cili sapo kishte festuar pervjetorin e pare te marteses, u qellua me arme nga babai i Lindites, Osman Shaptafaj, 55 vjecar,  i cili me pas u mundua te vrase vehten. Ai u gjet jo larg nga vendi i krimit me plage nga arme zjarri ne koke. 

Ai emigroi ne Australi nga Ulqini i Malit te Zi dhe tashme ndodhet i shtruar ne spital ne gjendje kritike dhe nen mbrojtjen e policise.  

Policia eshte ne pritje per te marre ne pyetje te dyshuarin me qellim identifikimin e arsyeve te mundshme qe e shtyne drejt ketij krimi. Policia nuk kerkon asnje te dyshuar tjeter ne lidhje me krimin. 

Ajo qe dihet eshte se autori i vrasjes ka kohe qe jeton i izoluar dhe ne gjendje te rende mendore.

Albanian community farewells Lindita and Veton Musai
Albanian community farewells Lindita and Veton Musai- 04.01.2020 Source: SBS Albanian

Ne se keni nevoje per ndihme, mund te kontaktoni Lifeline 13 11 14 ose ne faqen e internetit https://www.lifeline.org.au/