Kufizimet janë duke u lehtësuar, ja se çfarë mund të bëni këtë fundjavë

Shumica e shteteve dhe territoreve kanë filluar të zbatojnë fazën e parë të planit tre fazor të qeverisë federale për të lehtësuar kufizimet. Atëherë, çfarë ju lejohet të bëni këtë fundjavë? Ekspertët sugjerojnë se ku duhet të keni kujdes.

Restriction easing

Source: AP

Kjo fundjavë do të jetë e para për shteteve dhe territoreve në Australi në zbatimin e planit tre-fazor të qeverisë federale në lehtësimin e kufizimeve COVID-19.

Pas njoftimit të javës së kaluar nga qeveria federale për 'rrugën drejt rivendosje së gjendjes normale' tani është detyrë e cdo shteti dhe territori të vendosë se si do t’a hartojnë planin e tyre.

"Premierët dhe shefat e ministrave (udhëheqësit e territoreve) më kanë kërkuar të theksoj se nuk duhet të pritet që hapi i parë të fillojë nga dita e parë", ka thënë të premten kryeministri Scott Morrison.
Për shumë nga ne në Australi kjo shënon një ndryshim të rëndësishëm në aktivitetet tona shoqërore.  Ja se çfarë mund të bëni këtë fundjavë.

A mund të shkoj në pub?

Varet se në cilin shtet apo territor jetoni.

New South Wales, ACT (Territori i Kryeqytetit Australian) (nga 16 maj) dhe Northern Territory do të rihapin restorantet, kafenet, pubet për klientët, jo më shumë se dhjetë klient në të njejtën kohë. Lokalet duhet të lejojnë katër metra katrorë për secilin klient. Po ashtu klientët që nuk janë anëtarë të së njëjtës familje ata duhet të ushtrojnë 1.5 metra distancë fizike.

Në ACT dhe Northern Territory, alkooli do të shërbehet vetëm me ushqim.

Në Queensland hiqen po këto kufizime të njejta por nga e shtuna 16 maj, me një ndryshim, nuk do të shërbehet alkool. Megjithatë të gjitha pijet “take-away” janë të lejuara.

Në South Australia, për restorante dhe kafene vetëm ngrënia jashtë lokalit do të lejohet. Alkooli nuk lejohet të shërbehet ose konsumohet në ambiente te lokalit.  

Victoria, Tasmania dhe Western Australia për këtë fundjavë nuk kanë ndryshuar kufizimet e tyre në bare, kafene dhe ristorante. Të gjitha janë ende të mbyllur për ngrënie, por “take-away” nga kafenetë dhe restorantet vazhdojë.

Sidoqoftë, më 18 maj, Tasmania do të rihapë restorante, kafene dhe pubet për të ngrënë por deri dhjetë klient, ndërsa Western Australia në të njëjtën nga e njejta datë do të lejoj deri në 20 klient në një lokal.

A mund të shoqërohem me miqtë dhe familjen?

Po mundeni - me kufizime. Sidoqoftë akoma në fuqi janë disa kufizime.

Në shumicën e shteteve dhe territoreve, tani ka një kufizim prej pesë personash, duke përjashtuar anëtarët e familjes tuaj. Nëse dëshironi të grumbulloheni në një numër më të madh, do të duhet të dilni jashtë në hapësirat publike si parqet, aty mund të mblidhen deri në dhjetë persona.

Banorët e Queenslan-it dhe Tasmani-së përjashtohen nga ky kufizim.

Nga 16 maj, Queensland-i do të lejojë deri në pesë të ftuar në shtëpi dhe deri në dhjetë njerëz jashtë. Nga 18 maj, kufizimet në Tasmani do të lehtësohen për të lejuar deri në dhjetë njerëz, brenda dhe jashtë.

Nga e premte 15 maj, Western Australia dhe ACT lejojnë që deri në dhjetë njerëz në ambiente të brendshme ose të jashtme.

“Party” në shtëpi, a lejohet?

Ende jo. Kjo është fundjava e parë ku në shumicën e shteteve dhe territoreve mund të ftoni më shumë se dy persona në shtëpinë tuaj, por nuk ka nevojë të nxitoni.

Premierët e shtetit dhe shefat e ministrave (drejtuesit e territoreve) në Australi kanë bërë thirrje që të keni kujdes. Ju lejohet të ftoni deri në pesë persona në shtëpinë tuaj, por kjo nuk do të thotë se është koha për festë.

Premieri i Viktorias Dan Andrews, u bëri thirrje Victorianëve të përdorin "mendimin praktik dhe të pranojnë se kjo është shumë larg, lehtësimi i kufizimeve nuk është ftesë për darkë për çdo natë."

Në NSW, premierja Gladys Berejiklian ka thënë: "Sa herë që të dilni nga shtëpia, supozoni se keni virusin ose dikë që do takoni, ka virusin".

"Kjo është mënyra e vetme që do ta mbaj këtë virus vdekjeprurës larg nesh".

Shefi i ACT-së, Andrew Barr ka qenë shumë specifik për festat në shtëpi.

"Asnjë parti në shtëpi. Nëse njerëzit e bëjnë këtë, ata do të shkatërojnë gjithçka që kemi arritur si shoqëri gjatë disa muajve të fundit," tha ai.

Ekziston një arsye se pse ministri Barr ka kërkuar të mos ketë parti në shtëpi.

Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar për rreziqet e pirjes së alkoolit në mes të pandemisë. Ata publikuan një fletushkë me fakte në një përpjekje për të penguar përdorimin e tepërt të alkoolit duke thënë se kjo mund të dobësojë sistemin imunitar. Këtu ka edhe nje rrezik tjetër, pirja mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së disa prej simptomeve të rënda të frymëmarrjes. Këtu qëndron edhe nje fakt tjetër, në të kaluarën ahengjet janë treguar shumë  problematike.

A mund të udhëtoj këtë fundjave në shtetin tim?

Përsëri, varet nga vendi ku jetoni.

Udhëtimet jo thelbësore si në kampe ose ikja për një fundjavë larg shtëpisë, akoma nuk lejohen në shumë shtete dhe territore. Përjashtim i vetëm janë South Australia dhe Northen Territory ku parqet dhe vendet e kampingut janë të hapura. Këtu aplikohet rregullat që secili person ka në dispozicion katër metra katrorë hapësirë dhe grumbullimet janë të kufizuara në deri dhjetë persona.

Në shtetet e tjera, udhëtimi jashtë qytetit, në parqe, kampe, në një shtëpi pushimi ose një ‘AirBNB’ për një qëndrim gjatë natës ende nuk lejohet.
Cfarë mendojnë ekspertët që ju duhet të bëni përpara se të filloni fundjavën?

"Duhet të mendojmë për faktin se edhe nëse  jemi në një pjesë të Australisë ku nuk ka raste aktive COVID-19, kjo mund të ndryshojë në çdo moment," thotë profesori Sanjaya Senanayake.

Profesor Senanayke, është një specialist i Sëmundjeve Infektive dhe Profesor i Asociuar i Mjekësisë në Universitetin Kombëtar Australian.

Me sezonin e gripit që nuk e kemi larg Prof Senanayke, nxit këdo që të vaksinohet kundër gripit.

"Ne nuk duam që njerëzit të infektohen me COVID dhe grip në të njëjtën kohë, sepse kjo do shakton efekte të rënda për të sëmurët’.

"Ekziston një teori që njerëzit që kanë më shumë se një infeksion në të njejtën kohë ata mund të jenë më infektues, kështu që në këtë rast i sëmuri paraqet një ‘super’ përhapës. Pra, ne nuk duam që dikush të infektohet me grip dhe COVID-19 në të njëjtën kohë dhe të infektoj të tjerët ‘.

Tutje, Prof Senanayake thotë "Nëse ju lejohet të dilni jashtë kjo nuk do të thotë që ju duhet domosdoshmërisht t’a bëni këtë, përveç nëse me të vërtet keni nevojë."

"Përndryshe, nëse jeni në kontakt me njerëz të tjerë, atëherë sigurohuni që praktikoni distancimin social dhe lani duart’.


Click here: To find a breakdown of restrictions from each state and territory available in 63 different languages


People in Australia must stay at least 1.5 metres away from others. Check your state’s restrictions on gathering limits.

Testing for coronavirus is now widely available across Australia. If you are experiencing cold or flu symptoms, arrange a test by calling your doctor or contact the Coronavirus Health Information Hotline on 1800 020 080.

The federal government's coronavirus tracing app COVIDSafe is available for download from your phone's app store.

SBS is committed to informing Australia’s diverse communities about the latest COVID-19 developments. News and information is available in 63 languages at sbs.com.au/coronavirus.


Share

Published

By Ahmed Yussuf
Source: SBS

Share this with family and friends