Sezonin e fundit Basha e kaloi në skuadrën greke Aris Thessaloniki.
Mesfushori mbrojtës 32-vjeçar, vijon hapat e ish-sulmusit të Melbourne Victory Besart Berisha, i cili u paraqit për kombëtaren shqiptare 17 herë përpara se të kalonte në përfaqësuesen e Kosovës.
Migjen Basha ka 33 paraqitje për Shqipërinë dhe së fundmi ka luajtur për kombëtaren në qershor gjatë kualifikimeve në Euro 2020.
Trajneri i Victory Marco Kurz, ishte i lumtur që priti një lojtar me përvojë sikurse është Basha.
"Jam shumë i kënaqur që edhe një ndërkombëtar tjetër me përvojë i bashkohet skuadres, besoj se ardhja e tij do i jep shtytje skuadres” tha Kurz në një deklaratë.
Share