Nexhmije Hoxha lindi ne Manastir, me 8 shkurt te vitin 1921, ndersa prinderit e saj ishin nga Dibra. Ne vitin 1945 u martua me Enver Hoxhen me te cilin pati tre femije, 2 djem dhe nje vajze.

Vdekja e saj u njoftua dje nga familja. Pas rrezimit te diktatures, ne vitin 1992, Nexhmije Hoxha, u arrestua dhe u denua me burgim për shperdorim te fondeve qeveritare.
Ajo asnjehere nuk hoqi dore nga vleresimi i bashkeshortit, duke refuzuar ta quaje ate diktator. Gjate regjimit te Hoxhes nga viti 1945 deri ne 1991, 5577 burra dhe 450 gra u ekzekutuan. Me shume se 26 mije njerez u burgosen dhe 77 mije u derguan ne kampe te punes.
