Premieri Daniel Andrews deklaroi se të gjithë ata që jetojnë ne kodet postare 3012, 3021, 3032, 3038, 3042, 3046, 3047, 3055, 3060, 3064 mund të largohen nga shtëpia vetëm për punë ose shkollë, vizitë te mjeku, për te bërë pazar dhe për ushtrime fizike.
Premieri i Viktoria-s Daniel Andrews, thotë se kushdo që në këto kode gjendet jashtë shtëpisë së tyre pa ndonjë arsye do gjobitet.
Tutje ai thotë se urdhëri “Qëndro në shtëpi” është vendosur për shkak të normave "të papranueshme të larta të transmetimit të koronavirusit”.
Premieri Andrews tha se veprimet merren për të parandaluar përhapjen e virusit dhe si parandalim që të mos përballemi me një fazë ku "çdo kod postar" duhet të mbyllet.
- 3012 (Brooklyn, Kingsville, Maidstone, Tottenham, West Footscray)
- 3021 (Albanvale, Kealba, Kings Park, St Albans)
- 3032 (Ascot Vale, Highpoint City, Maribyrnong, Travancore)
- 3038 (Keilor Downs, Keilor Lodge, Taylors Lakes, Watergardens)
- 3042 (Airport West, Keilor Park, Niddrie)
- 3046 (Glenroy, Hadfield, Oak Park)
- 3047 (Broadmeadows, Dallas, Jacana)
- 3055 (Brunswick South, Brunswick West, Moonee Vale, Moreland West)
- 3060 (Fawkner)
- 3064 (Craigieburn, Donnybrook, Mickleham, Roxburgh Park, Kalkallo)
Share
