Ndihma për përmbytjet: Si ta kërkoni pagesën e ndihmës së qeverisë për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet

Ekzistojnë një sërë opsionesh të mbështetjes financiare qeveritare në dispozicion për ata që janë prekur drejtpërdrejt nga përmbytjet e këtyre javëve në Queensland dhe New South Wales. Ja se si ta paraqisni kërkesën për të përfituar pagesën e rikuperimit nga fatkeqësitë.

People watch on as debris carried by floodwater in the swollen Hawkesbury river in Sydney.

People watch on as debris carried by floodwater in the swollen Hawkesbury river in Sydney. Source: AAP

Një pagesë e vetme prej 1000 dollarësh për të rriturit (çiftet mund të kërkojnë 1000 dollarë secili) dhe 400 dollarësh për fëmijët në ngarkim, është në dispozicion për ata që kualifikohen për të marrë këtë pagesë, nëpërmjet shërbimit qeveritar myGov.

Pagesa e Qeverisë Australiane për Rikuperimin nga Fatkeqësitë është krijuar për t'u siguruar individëve dhe familjeve të prekura drejtpërdrejt nga fatkeqësitë, fonde të menjëhershme për të paguar nevojat si ushqimi dhe veshmbathja, si dhe aranzhimet afatshkurtra të akomodimit.

Megjithë përpjekjet masive të pastrimit pas përmbytjeve dhe stuhive shkatërruese si në Queensland ashtu edhe në New South Wells, mund të kalojnë shumë muaj dhe madje vite para se banorët të rikuperohen plotësisht dhe të rindërtojnë ose zëvendësojnë shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Për t'u kualifikuar për pagesën e rikuperimit nga fatkeqësia, duhet të jeni prekur rëndë nga përmbytjet; të jeni anëtar i afërt i familjes së dikujt që ka vdekur ose që është zhdukur për shkak të përmbytjeve; dhe/ose të keni pësuar dëme të mëdha në shtëpinë tuaj.

Banesa juaj do të kualifikohet se ka pësuar dëme të mëdha, nëse:

  • Është shkatërruar ose duhet të shkatërrohet ngaqë është bërë e pabanueshme
  • Është deklaruar strukturalisht e paqëndrueshme
  • Ka pësuar dëmtime të mëdha në brendësi
  • E kishte brendësinë e saj të ekspozuar ndaj elementeve
  • Ujërat e zeza kanë hyre brenda dhe/ose
  • I është dëmtuar rënde një pasuri e madhe ose kanë pësuan dëmtime pasuri të tjera me vlerë në banesë.
Njerëzit kanë kohë deri më 28 gusht 2022, për të bërë një kërkesë nëse banojnë Queensland ose deri më 1 shtator nëse banojnë në NSW.

Përfituesit e kualifikuar të ndihmës duhet të jetojnë në një nga 17 Zonat e Qeverisjes Lokale (LGA) që konsiderohen të prekura nga përmbytjet në Queensland ose në 17 zonat e prekura në NSW.

Pagesa mund të arrihet duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

  1. Hyni në myGov dhe zgjidhni Centrelink në shërbimet tuaja të lidhura. Kujdes: duhet të siguroheni që Centrelink të jetë i lidhur me llogarinë tuaj myGov duke përdorur Numrin e Referencës së Klientit në Centrelink (Centrelink Customer Reference Number - CRN) ose, nëse nuk keni një CRN, duhet të ngarkoni disa dokumente zyrtare në mënyrë që të provoni identitetin tuaj.
  2. Klikoni tek “Make a Claim or View Claim Status” ("Bëni një kërkesë” ose “Vëreni ecurinë e kërkesës tuaj").
  3. Shkoni te “Help in an Emergency” ("Ndihma në rast urgjence") dhe zgjidhni “Get Started” ("Filloni kërkesën").
  4. Zgjidhni “Apply for Disaster Recovery Payment” ("Aplikoni për pagesën e rikuperimit nga fatkeqësia").
  5. Zgjidhni “Begin” (“Filloni”).
  6. Përgjigjuni pyetjeve nëse kualifikoheni për këtë kërkesë, dhe bëni gati fotografitë, dokumentacionin dhe/ose materiale të tjera që duhet t'i bashkëngjitni si dëshmi të dëmit nga përmbytjet.
  7. Klikoni tek “Submit” ("Dërgo") për të paraqitur kërkesën tuaj.
  8. Mund të klikoni butonin “Make a Claim or View Claim Status” ("Kërkoni një kërkesë ose shikoni statusin e kërkesës suaj") nga faqja e Centrelink në faqen e internetit të myGov për të parë se si po përparon pagesa juaj në ditët dhe javët e ardhshme.
Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit të Shërbimeve Australiane.

 


Share

Published

Updated

By Shirley Glaister
Source: SBS

Share this with family and friends