Shtepia e Bardhe ne nje njoftim per shtyp per takimin me Kryeministrin e Shqiperise Edi Rama te enjten ne Washington, njofton se ne takimin e Nen Presidentit Biden me Kryeministrin Rama mori pjese edhe Presidenti Obama.
Obama dhe Biden, thuhet ne njoftimin per shtyp, shprehen vleresimin e tyre per rolin kritik qe luan Shqiperia per çuarjen perpra te sigurise ne rajon dhe ripohuan rendesine e mbajtjes hapur te dyerve te integrimit Euro-Atlantik per stabilitetin ne Ballkan.
SHBA-te pershendeten Shqiperine per rolin e saj udheheqes ne nxitjen e tolerances fetare, per ndihmesen e rendesishme te Shqiperise ne koalicionin nderkombetar kunder grupit ISIS/ISIL dhe per hapat e rendesishem qe Shqiperia ka ndermarre kunder terrorizmit dhe ekstremizmit te dhunshem.
Share
