Qindra qytetarë dolën dje në protestë pasi një 25-vjeçar u qëllua për vdekje nga një efektiv i policisë. Protesta nisi para Ministrisë së Brendshme, përshkallëzoi drejt kryeministrisë, sheshit Skënderbej dhe vijoi edhe pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.
Në shenjë irritimi disa protestues qëlluan me mjete të forta drejt policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës.
Protestuesit gjithashtu i vunë flakën pemëve të Vitit të Ri para kryeministrisë dhe në sheshin kryesor të kryeqytetit.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues.
Share
