Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

Qeveria australiane dëshiron të zvogëlojë numrin e vizave nga 99 në 10

Qeveria australiane po kërkon mendime dhe opinione mbi sistemin e ardhshëm të vizave të Australisë - "Ndonëse sistemi ynë i vizave ka shërbyer mirë kombit, ai ka nevojë për modernizim".

Immigration office
Immigration office-SBS Hindi Source: SBS Hindi

Qeveria Australiane kërkon mendime dhe opinione mbi sistemin e ardhshëm të vizave të Australiane nëpërmjet : Dokumentit të Konsultimit Politik - Thjeshtimi i Vizave: Transformimi i Sistemit të Vizave të Australisë. Departamenti i Imigracionit dhe Mbrojtjes Kufitare fton parashtrime për t'a bërë sistemin e vizave të Australisë, më të përgjegjshëm ndaj interesave ekonomike, sociale dhe të sigurisë së vendit.

 

 

"Edhe pse sistemi ynë i vizave i ka shërbyer mirë kombit, ai ka nevojë për modernizim" thotë faqja e internetit.

"Sistemi i vizave Australiane është në shumë aspekte një artefakt i një epoke të kaluar dhe nuk është i përshtatshem për të ardhmen. Sistemi i vizave është shumë kompleks, ai ka 99 lloje të vizash".

"Ky sistem është i vështirë për vizitorët dhe sfidë për vetë qeverinë dhe administrimin e programit të imigracionit. Kjo ndikon në turizëm dhe në rangun e Australisë si destinacion i preferuar për udhëtarët”.

"Australia ka nevojë për një sistem vizash që është më i lehtë për t'u kuptuar, më i përshtatshëm për numrin në rritje të vizitorëve dhe mjaft fleksibël për vetë Australinë, që ajo  të mbetet një destinacion i dëshiruar për vizitorët dhe për ata që kanë dëshirë që të jetojnë më gjatë aty."

 

Objektivët kyç të shqyrtimit do të zvogëlojnë numrin e vizave nga 99 në përafërsisht deri në afro 10 viza, përcaktimin më të qartë rreth asaj që është hyrje e përkohshme dhe qëndrimit afatgjatë / të përhershëm, rolit që mund të luajë një periudhë e qëndrimit të përkohshëm në rritjen e integritetit të vizës, sistemin dhe lehtësimin e barrës që sjell emigracioni për taksapaguesit. Dhe në të njëjtën kohë Australia të mbetet destinacioni i dëshiruar për të gjithë.

 

"A duhet një migrant i ardhshëm të kalojë një periudhë të caktuar kohore në Australi përpara se të ketë të drejtë për qëndrim të përhershëm? Cilët faktorë duhet të merren parasysh?

 

Sipas propozimit,  politika e tanishme e vizave nuk është në përputhje me "vendet me prirje të njëjta", siç janë Britania e Madhe, Hollanda dhe SHBA që kanë një proces vlerësimi më formal dhe periudhë më të gjatë për vlerësimin e atyre që kërkojnë të qëndrojnë përgjithmonë ".

Përgjigjet do të përdoren nga qeveria për krijimin e sistemit të ardhshëm të vizave.

Departamenti dëshiron të marrë mendimin tuaj dhe më poshtë janë edhe pyetjet e bëra:

• Si do të ishte një sistem me rreth 10 viza?

• Cilët faktorë duhet të merren parasysh në vendosjen e llojeve të vizave?

• Cilat janë karakteristikat kryesore të një sistemi vizash të thjeshtuar dhe fleksibël?

• Cilat duhet të jenë dallimet mes vizave të përkohshme dhe të përhershme?

• Cilat kërkesa duhet të mbështesin të drejtën e migrantit për qëndrim të përhershëm?

• A duhet që një migrant i ardhshëm të kalojë një periudhë kohore në Australi përpara se tëketë të drejtë të bëhet banor i përhershëm? Cilët faktorë duhet të merren parasysh?

• Cfarë roli luajnë vizat në tërheqjen e emigrantëve më të talentuar dhe më të aftë?

• A mendoni se një sistem efikas i vizave që është i thjeshtë për t'u kuptuar do ta bëjë Australinë një destinacion më tërheqës? Pse?

• Deri në ç'masë duhet të mblidhen të dhënat biometrikë nga aplikuesit për viza?

Ju mund t'i jepni pikëpamjet tuaja nëpërmjet formës së Departamentit në internet deri më 15 shtator 2017.


4 min read

Published

Updated

By Majlinda Lulo

Presented by Majlinda Lulo

Source: SBS


Share this with family and friends