Qeveria e Viktorias shpall gjendjen e katastrofës për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19

Kufizimet e reja hyjnë në fuqi sot nga ora 18:00.

Victorian Premier Daniel Andrews speaks during a press conference in Melbourne to discuss the latest COVID-19 figures across Victoria, Saturday, August 1, 2020. (AAP Image/David Crosling) NO ARCHIVING

Victorian Premier Daniel Andrews has announced big spike in coronavirus infections. Source: AAP

Faza më e lartë “katër” përfshinë ndalim lëvizjen e lirë në Melburn nga ora 8 e mbrëmjes e derin në orën 5 të mëngjesit.

Premieri Daniel Andrews, thotë se Viktoria ka 760 raste COVID-19 ku burimi i infeksionit nuk mund të gjurmohet dhe se kjo ka ndikuar në marrjen e vendimin për të shpallur gjendjen e katastrofës dhe ndalim lëvizjen nga ora 8 e mbrëmjes e deri në ora 5 të mëngjesit.

Vetëm dje në Viktoria janë rregjistruar më shumë se 600 raste të reja COVID-19 dhe shtatë persona të tjerë kanë vdekur.

Mësimi Universitar dhe TAFE (Shkollë e Lartë) do të zhvillohet nga distanca ndërsa nxënësit e shkollave të të gjitha niveleve nga e mërkura vijojnë mësimin online.

Z. Andrews thotë se më shumë detaje rreth biznesit do të bëhen të ditura nesër.

Kufizimet e fundit do të jenë në fuqi deri të paktën në 13 shtator.

 

Duke filluar qe nga ora 18.00 fillon faza 4 e izolimit per Melburnin dhe faza 3 per pjesën tjeter te shtetit. Rregullat e caktuara deri tani jane:

  • Lejohet dalja nga shtepia per vetem nje person per familje per te blere ushqime dhe nje here ne dite. Pazari duhet te behet brenda nje rrezeje 5km nga shtepia.
  • Lejohet dalja nga shtëpia per nje ore per ecje apo ushtrime fizike dhe vetem me nje person tjeter nga familja.
  • Nuk lejohet dalja nga shtepia nga ora 20.00-5.00 e mengjesit . Perjashtohen personat qe duhet te shkojne ne pune apo ata qe kujdesen per nje person tjeter.
  • Supermarketet, furrat e bukes, fruta-perimet dhe restorantet me sherbim "takeaway" do te qendrojne te hapur.
  • Shkollat ne Melburn mbyllen per te gjithe.
  • Policia, ushtria dhe forcat e tjera te rendit do te rritin nivelin e kontrolleve neper shtepi dhe vendosja e gjobave per mosrespektim te ligjit eshte pjese e fuqive te tyre te vendosura me ligj.



Share

Published

Updated

By Sani Kajtazi, Majlinda Lulo

Share this with family and friends