Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

“Rusi 2018”/ Spanja pa problem ndaj Shqipërisë, kuqezinjët i ndalin shtyllat ndërsa Kosova rendit humbjen e radhës

Spanja v Shqiperia 3:0 Kosova v Ukraina 0:2

Spain qualify for 2018 World Cup

(Reuters) Source: X01080

Spanja ka shënuar fitore bindëse ndaj Shqipërisë për të forcuar edhe më shumë kreun e tabelës në Grupin G.

Shqipëria humbi ndeshjen me rezultat prej 3 me 0.

Të tre golat spanjollët i shënuan në pjesën e parë. Golin e parë e shënoi Rodrigo në minutën e 16 pas një asistimi nga Isco, i cili në minutën e 24 e dyfishoi epërsinë pas një aksioni shumë të bukur.

Golin e fundit në këtë takim e shënoi Alcantara në minutën e 27-të.

Kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u zhvilluar në këto kualifikime, Shqipëria mban vendin e tretë me 13 pikë. Përderisa Spanja ka 25 pikë në vendin e parë.

 

Kosova ka pësuar edhe humbjen e radhës në kualifikimet për Botëror.

Në “Loro Boriçi” skuadra e Albert Bunjakit pësoi nga Ukraina me rezultat prej 2 me 0.

Epërsinë e parë mysafirët e krijuan në minutën e 60 me autogolin e Paqaradës. Golin e dytë e shënoi Yarmolenko, dy minuta pa përfunduar koha e rregullt.


1 min read

Published


Share this with family and friends