Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

Ndryshojnë transmetimet e Radios SBS në Gjuhën Shqipe

Radio SBS i dha fund proçesit të rishikimit të transmetimeve në gjuhë të huaja. Më poshtë mund të gjeni më shumë informacion mbi transmetimet e Radios SBS duke filluar nga dita e Hënë, 20 Nëntor 2017.

Radio Consultation Homepage

Header Source: SBS

Ka përfunduar proçesi i rishikimit të transmetimeve të Radios SBS në gjuhë të huaja. Ky proçes u ndërmor për t’u siguruar që shërbimet e Radios SBS pasqyrojnë në mënyrë të drejtë nevojat e komuniteteve të ndryshme në Australi si edhe ndryshimet demografike të shoqërisë.

Rishikimi i fundit i transmetimeve të Radios SBS u krye në vitin 2012. Ishte hera e parë që ndermerrej një rishikim i tillë në 18 vite transmetime në gjuhë të huaja. Në atë kohë Radio SBS u zotua se transmetimet do të rishikoheshin pas përfudimit të regjistrimit të popullsisë Census 2016.

 Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë Census 2016, gjatë pesë viteve të fundit, në Australi kanë imigruar më shumë se 1.3 milion njerëz. Gati 4.8 milionë njerëz flasin një gjuhë të huaj në familje.  Shërbimet gjuhësore të Radios SBS do ndryshojnë për të pasqyruar Australinë e ditëve të sotme.

 Proçesi i Rishikimit të Transmetimeve të Radios SBS mori parasysh mënyrën se si ndiqen transmetimet radiofonike brenda audiencës, kalimin në platformën dixhitale dhe ndryshimet demografike.

 

Kliko këtu [ http://media.sbs.com.au/radio/schedules/Albanian.pdf] për të mësuar më shumë rreth ndryshimeve të bëra në transmetimin e emisioneve në Gjuhën Shqipe.

 Transmetimet sipas orarit të ri hyjnë në fuqi ditën e Hënë, më 20 Nëntor 2017.

For more information http://www.sbs.com.au/radio/radio-services-review


2 min read

Published

Updated

By SBS Albanian

Source: SBS



Share this with family and friends