SKIP TO MAIN CONTENT

Scott Morrison njofton per masat me te ashpra per udhetar dhe shpall Brisbane nje 'pike te nxehte COVID-19'

Kryeministri Scott Morrison njoftoi per masa te reja mbrojtese ne parandalimin e perhapjes se variantit shume te transmetueshem te koronavirusit nga Mbreteria e Bashkuar.

National Cabinet will meet again.
Source: AAP

2 min read

Published

Updated

By Tom Stayner



Skip to article content

Kabineti kombetar ka mvendosur masa te reja per fluturimet nderkobetare dhe ato te brendshme per te rritur mbrojtjen nga COVID-19 ne pergjigje te kercenimit ne rritje qe vjen nga nje variant shume infektiv i koronavirusit nga Mbreteria e Bashkuar.

Kabineti po ashtu vendosi qe Brisbane te shpallet nje "pike e nxehte" e koronavirusit ne nivelin e Komonuelthit, pasi nje pastruese rezultoi pozitive per variantin e ri - duke  e derguar qytetin ne nje bllokim tre-ditor.

Sipas ndryshimeve, pasagjeret qe fluturojne per ne Australi duhet te posedojne nje test negativ COVID-19 para nisjes.

Pasagjeret australiane ne fluturimet nga Mbreteria e Bashkuar gjithashtu do t'i nenshtrohen testimit te shpejte per variantin e ri te koronavirusit para se te hyjne ne bord te avionit.

Maskat do te behen e detyrueshme ne te gjitha fluturimet e brendshme dhe nderkombetare dhe ne aeroportet australiane - duke perjashtuar femijet nen moshen 12 vjeç.

"Ky virus vazhdon te percaktoj  rregullat e veta, dhe kjo do te thote qe ne duhet te vazhdojmë te pershtatemi ne menyren se si vazhdojme ta luftojme ate," tha Z. Morrison. 

Do te kete disa perjashtime nga kerkesat e testimit, siç jane punetoret sezonale nga vendet me rrezik te ulet ku ka qasje te kufizuar ne testime, ata do testohen me te arritur ne Australi.

Po ashtu do kufizohet numeri i te kthyerve – shtetas australian nga jashte vendi deri ne muajin shkurt.

New South Wales-I do pranoj 1,505 persona ne jave, Western Australia 512 dhe Queensland-i  500 te kthyer  ne jave.

Viktoria do te vazhdoje te pranoj 490 persona cdo  jave.

Z. Morrison tha se 80 perqind e australianeve te regjistruar per t’u kthyer nga jashte janr tani nr vendet ku varianti i ri i virusit eshte i pranishem dukshem.