Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

Treni ilegal serb nuk hyn në Kosovë ndalohet në kufi, kthehet në Beograd

Analistet politik dhe njohes te situates ne Ballkan thone se provokimet e fundit te Serbise ne Kosove dhe me gjere ne Ballkan (Mal te Zi e Bosnje e Hercegovine) jane te kordinuara mire me ruset, qellimi destabilizimi i gjendjes ne rajon.

Kosovo Police

Serbian train sparks escalation in tensions with Kosovo Source: AAP

Autoritetet ne Kosove nuk kane lejuar hyrjen ne territorin e Kosoves te nje treni qe ishte nisur nga Beogradi ne drejtim te Mitrovices i dekoruar me flamuj serbe, me mbishkrimin Kosova eshte Serbi ne 20 gjuhe dhe ikonografi mesjetare.

Treni i cili u nis te shtunden nga Beogradi drejt Mitrovicës së Veriut në Kosovë,  është ndalur në qytetin serb Rashkë, prej nga është kthyer sërish në Beograd.

A railroad worker walks by the first train decorated with letters that read "Kosovo is Serbian" written in twenty languages departing from the Belgrade to Mitrovica
A railroad worker pases by the first train decorated with "Kosovo is Serbian" is inscribed twenty world languages, departing from the Belgrade to Mitrovica, Source: AP

Treni është vlerësuar si njëri nga provokimet e radhës të Serbisë, ndërsa është kërkuar ndalimi i tij në territorin e Kosovës. Autoritetet kosovare prej ditësh ishin deklaruar kundër hyrjes së trenit serb në territorin e Kosovës.

Kosovo Police
Kosovo has prevented a Serbian train crossing the border between the two countries Source: AAP

Më herët Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha për Express se kishte dhënë urdhër që me çdo çmim të mos lejohej hyrja e trenit serb në Kosovë. Ai deklaroi se beson në autoritetet e Kosovës se, do të ndalin hyrjen e trenit serb në Republikën e Kosovës. “Kam besim të plotë se autoritetet do t’i kryejnë përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese. Institucionet duhet t’i kryejnë këto përgjegjësi. Mjaft është mjaft. Do të ketë zero tolerancë ndaj Beogradit në cënimin e integritetit territorial të Kosovës”, deklaroi Presidenti Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha në orët e mbrëmjes së të shtunës se ndalimi i hyrjes së trenit ishte vendimi i duhur.

Në orët e mbrëmjes kryeministri serb Aleksandër Vuçiç tha se për në Mitrovicë ishte nisur një tren dhe jo një tank.

"Vendimi im ishte, dhe krenohem me të, që ta ndaloj trenin në Rashkë me qëllim të ruajtjes së lirisë së njerëzve tanë dhe të ruaj paqen e të shmang konfliktet”, tha kryeministri serb pas një takimi emergjent me shërbimet serbe të sigurimit.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, shprehu të shtunën shqetësimin lidhur me zhvillimet rreth trenit.

“I brengosur për çështjen e trenit. Bëj thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët. Kemi nevojë për normalizim, e jo për konfrontim”, ka shkruar ambasadori Delawie në rrjetin social Twitter.

Train hostesses stand in a train carriage decorated with iconic religious figures as it departs from Belgrade to Mitrovica
Train hostess stand in a first train decorated with the icons, departing from the Belgrade to Mitrovica,Serbia, Saturday, Jan. 14, 2017. Source: AP

Save

Save

Save

Save


2 min read

Published

Updated



Share this with family and friends