Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

Singapori e njeh shtetin e Kosovës

Kosova është njohur nga 113 vende dhe Singapori është shteti i 4 nga ASEAN që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Plot to hit Singapore's Marina Bay with rocket from Batam foiled

Plot to hit Singapore's Marina Bay with rocket from Batam foiled Source: Flickr - Michaela Loheit

Në notën verbale, thuhet se “në përgjigje të letrës së Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj të datës 24 qershor 2014 për Ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan, Republika e Singaporit njeh Kosovën dhe vendos marrëdhënie diplomatike”.

Singapori është i vendosur në Azinë Juglindore dhe ka popullsi prej 5.7 milionë banorësh.

Ministri i Jahstëm Enver Hoxhaj do të vizitojë Singaporin në janar 2017 për të thelluar marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare me Singaporin.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, të premtën bëri të ditur se ka biseduar me shefin e Misionit Diplomatik të Singaporit në Kanberra, Fook Seng Kwok, me të cilin kanë diskutar për zhvillimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve pas njohjes.

Posa kam zhvilluar një bisedë telefonike me Shefin e Misionit Diplomatik të Singaporit në Canbera, mikun tim Fook Seng Kwok, i cili poashtu më konfirmoi njohjen e Republikës së Kosovës nga Republika e Singaporit. Singapori është vendi i 113-të që e ka njohur Republikën e Kosovës. U dakorduam për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe dy misioneve tona. Singapori është një shembull i jashtëzakonshëm i suksesit zhvillimor pas pavarësisë”, ka shkruar ambasadori Kiçmari në profilin e vet në rrjetin social Facebook.

*ASEAN  - Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore, është një organizatë politike dhe ekonomike e dhjetë shteteve të Azisë Juglindore. Shoqata u formua më 8 gusht 1967 nga Indonezia, Malajzia, Filipinet, Singapori, dhe Tailanda. Që atëherë, anëtarësia u zgjerua nga Brunei, Kamboxhia, Laosi, Myanmar (Burma), dhe Vietnam. Kjo organizatë synon të përshpejtojë rritjen ekonomike, përparimin shoqëror, dhe evolucioni socio-kulturor në mesin e anëtarëve të saj, mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal, dhe mundësi për vendet anëtare që të zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore.


2 min read

Published

Updated


Share this with family and friends