Në Mal të Zi sot do mbahen zgjedhjet parlamentare ku garojnë 17 lista zgjedhore për 81 vende në parlament.
Votuesit në Mal të Zi përballen me dy alterantiva të ndryshme për zgjedhjet e së djelës: të vazhdojnë në rrugën pro-perëndimore dhe të anëtarësimit në NATO, apo të kthehen nga aleati i tyre tradicional, Rusia.

(A man holds Serbian flag during a wedding ceremony in front of the Serbian Orthodox Church of Christ's Resurrection in Podgorica, Montenegro, Saturday, Oct. 15, 2016. AAP Image/AP Photo/Darko Vojinovic)
Në këto zgjedhje përballë njëra tjetrës janë Partia Demokratike e Socialistëve në pushtet e udhëhequr nga kryeministri pro-perëndimor, Milo Gjukanoviç, dhe një grup i partive opozitare pro-ruse dhe pro-serbe të cilat janë kundër anëtarësimit të vendit në NATO.
Rusia kundërshton fuqishëm zgjerimin e aleancës ushtarake perëndimore në vendet ish-komuniste të Evropës, të cilat i konsideron si pjesë të "interesave të saj strategjike".
Deri kohët e fundit, Mali i Zi ka qenë një aleat besnik i Rusisë. Por pas shkëputjes nga Serbia në një referendum të vitit 2006, Mali i Zi bëri një kthesë të fortë drejt integrimeve Euro-Atlantike.
Por, kompanitë ruse kanë investuar miliona dollarë në Mal të Zi, duke e bërë atë një destinacion të preferuar turistik për rusët. Rusët kanë blerë prona përgjatë detit Adriatik. Rreth 10,000 rusët kanë marrë shtetësinë malazeze.
Zyrtarët të partisë “Rusia e Bashkuar” që drejtohet nga presidenti Vladimir Putin, kanë mbështetur haptazi partitë opozitare duke thënë se përpjekjet e kryeministrit Gjukanoviç për anëtarësim në NATO janë "të papërgjegjshme dhe me pasoja të gjera", percjell Zeri i Amerikes.
Në këto zgjedhje, partitë politike shqiptare garojnë në një koalicion ("Forca, UDSH, Alternativa Shqiptare"), duke maksimalizuar shanset për rritjen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi. Ndërsa i vetëm garon vetëm Gëzim Hajdinaga me "Koalicioni shqiptar me një qëllim".
Mal të Zi ne keto zgjedhje per here te pare zbaton procesin e identifikimit elektronik.
Save
Save
Save
