Shefi i kabinetit ministror te Territorrit te Kryeqytetit Australian (ACT) Andrew Barr, pret qe gjendja e jashtezakonshme e rrezikut nga zjarri ne territor te mbetet ne fuqi gjate gjithe fundjaves.
Territori i kryeqytetit po perjeton fundjaven e tij me te keqe ne me shume se nje dekade.

[[Zjarret vdekjeprurese të vitit 2003 shkaterruan pothuajse 500 shtepi dhe muaren jeten e kater personave.]]
Autoritetet e sherbimit zjarrfikes thone se nje numer i vatrave te zjarrit pritet te bashkohen ne nje, duke krijuar nje i cili qe so shtrihet me kilometra. Po ashtu ekziston rreziku qe era te bart hirin e zjarrit qe mund te nis zjarre tjera.
Komisionerja e Sherbimeve të Urgjences ne ACT, Georgeina Whelan, thotë se prioriteti mbete mbrojtja e jetes.
[["Une mund t'ju them te gjitheve qe tani, qendroj pas paralajmerimeve per evakuim, i mbeshtes ato.
Me mire do kerkoj falje neser ose te hene per evakuimin e njerezve se sa te ndodh me e keqja...
Nuk dua te ve jeten e njerezve ne rrezik. Une nuk jam duke perhapur panik nga imagjinata ime e bujshme por sepse deshiroj te mbroj jeten e cdo banori te ACT. "]]
