Nga e Shtuna 28 mars, të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë që hyjnë në Australi pavarësisht shtetësisë ose prej nga ata vijë duhet të izololohen për 14 ditë në objektet e caktuara.
Të gjithë udhëtarët që kthehen në Australi do të testohen për COVID-19 pasi të hyjnë në karantinë dhe para se të lejohen të largohen nga karantina.
Shtetasit Australianë dhe banorët e përhershëm nuk mund të udhëtojnë jashtë shtetit për shkak të kufizimeve COVID-19.
Sidoqoftë, nëse dëshironi të udhëtoni nga Australia, ju mund të aplikoni online për një përjashtim udhëtimi nëse ju përfshiheni në një nga kategoritë e mëposhtme:
• Udhëtimi juaj është thelbësor për industrinë kritike dhe biznesin (përfshirë industrinë e eksportit dhe importit)
• Mund të udhëtoni për të marrë një trajtim urgjent mjekësor që nuk është i disponueshëm në Australi
• Ju mund të udhëtoni në se biznesi juaj personal paraqitet urgjent dhe i pashmangshëm
• Në rast të vdekjes së anëtarit të ngushtë të familjes ose për arsye humanitare
• Në se udhëtimi juaj është në interesin kombëtar.
Kliko më poshtë për të parashtruar kërkesës për të udhëtuar jashtë shtetit ose për të mësuar nëse i plotësoni kushtet për të udhëtuar:
Share
