Viktoria: 191 raste me COVID-19 të diagnostikuara

Viktoria ka regjistruar 191 raste të reja të koronavirusit, rritja më e madhe një-ditore deri më tani në shtet.

People exercise at Albert Park Lake in Melbourne.

People exercise at Albert Park Lake in Melbourne. Source: AAP Image/Michael Dodge

Premieri Daniel Andrews pritet të zhvillojë një konferencë për shtyp këtë pasdite mbi rastet e koronavirusit në ViKtoria.

Raportohet se këtë mëngjes u mbajt një mbledhje e Këshillit të Krizave të Kabinetit Qeveritar. Një ndër temat e diskuatiara ishte edhe rikthimi i kufizimeve në gjithë shtetin.

Aktualisht, 12 kode postare që mbulojnë gjthësejt 39 lagje të Melburnit  janë nën urdhërin "Qëndro në shtëpi”.

Nëntë pallate të banesave publike me afërsisht 3,000 banorët në Melburn janë në karantinë (ndalim i çdo lëvizje jashtë banesave).

Rritja rekord bëri që dje kufiri New South Wales -Viktoria të mbyllet.

Shumë nga infeksionet e reja janë të lidhura me udhëtarët e kthyer.


Share

Published

Updated

Source: SBS

Share this with family and friends