Viktoria: rikthehen kufizimet

Shteti i Viktoria-s ka hequr dorë nga planet për të lehtësuar kufizimet e COVID-19 pas një rritjeje tjetër dyshifrore në raste të reja.

Victoria Premier Daniel Andrews said he doesn't anticipate an end to the current social distancing laws and partial lockdown.

Source: AAP

Gjithsej 25 raste të reja janë regjistruar në shtet të Shtunën, 13 të Premten, 18 të enjten dhe 21 të Mërkurën.

 

Nga mesnata e së dielës në mbrëmje deri në 12 korrik, tubimet shtëpiake do të reduktohen në pesë persona dhe tubimet në natyrë do të kufizohen në 10.

 

Kafeneve, restoranteve dhe pub-eve u ishte caktuar të lejojnë 50 kliente nga dita e hënë, nga 20 që u lejohen aktualisht por pronarët e këtyre bizneseve do të vihen në pritje të këtij lehtësimi deri më 12 korrik.

 

Permieri i Viktorias Daniel Andrews, thotë se më shumë se gjysma e rasteve të reja kanë ardhur nga transmetimi i familjes në familje.

"Unë nuk dua që të lexohet si kritikë ndaj çdo familje. Kjo është thjesht e gabuar. Shumica e njerëzve po bëjnë gjënë e duhur dhe unë i falënderoj ata, i falënderoj ata kaq thellë dhe thellësisht, dhe unë gjithashtu , jam i irrituar nga vendi ku e gjejmë veten. Por ai nivel i zhgënjimit nuk do të jetë asgjë në krahasim me atë që do të ndjejmë në rast se do te na duhet te kthehemi prapë aty ku ishim".


Share

2 min read

Published

Updated

Source: SBS



Share this with family and friends