Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

“Virgjëreshat e përbetuara”

Gjakmarrja në Shqipëri është një problem i rëndë. Kjo plagë prek jetë njerëzish. Shumë bëhen viktima të këtij fenomeni dhe mijëra familje janë prekur në masë të gjerë.

Në vitin 2010, gazetari Nick Lazaredes udhëtoi drejt Shqipërisë ku takoi  një grua 90-vjeçare, e cila u detyrua që të jetojë për 78 vjet si “Virgjëreshë e përbetuar. Babai i Qamile Stemës vdiq si pasojë e gjakmarrjes dhe duke mos lënë pas asnjë trashëgimtar mashkull, i takoi Qamiles që të merrte detyrën e mashkullit dhe të kryefamiljarit në familje.

Në shtëpinë e saj, gazetari i SBS-it takon një familje tjetër e cila është ngujuar për shkak të një gjakmarrjeje të vjetër që e ka zanafillën në plagosjen e një fqinji nga babai.

Z. Lazaredes filmon edhe një pajtues të gjaqeve i cili ka një qëllim: t'i japë fund dhunës së pakuptimtë.

 

Airdate:  Sunday, May 9, 2010


1 min read

Published

By Nick Lazaredes

Presented by Majlinda Lulo, Sani Kajtazi

Source: SBS


Share this with family and friends