Pikat Kryesore
- Etiketat kulturore janë respektuar nga Australianët e Parë për mijëra vjet
- Të Urtët Aborigjenë janë anëtarë të respektuar të komunitetit që zotërojnë dhe mund të ndajnë njohuri të thella kulturore
- Mos kini frikë të bëni pyetje në lidhje me protokollet, për sa kohë që jeni të respektueshëm
- Përdorimi i gjuhës së përshtatshme dhe me takt është një mënyrë e thjeshtë për të treguar respekt
Protokollet kulturore Indigjene bazohen në disa parime etike që formësojnë marrëdhëniet tona personale dhe të punës me popujt Aborigjenë dhe popujt e ishujve te ngushticës së Torres.
Është e rëndësishme që këto marrëdhënie të ushqehen sepse Aborigjenët janë Australianët e Parë dhe kanë njohuri të ngushta të kesaj toke, që na udhëzojnë si të kujdesemi për të.
"Ne kemi sisteme besimi dhe etiketa kulturore që jane të vjetra që nga fillimi i kohës," thote Caroline Hughes një e Urtë e popullit Ngunnawal në rajonin e Canberra-s. "Sot, në Australinë moderne, ato jane ende pjesë e rëndësishme e jetës tonë."
Duke respektuar protokollet kulturore, ne pranojmë lidhjen e pandërprerë që Australianët tanë të Parë kanë me tokën dhe praktikat e tyre të lashta.
Rhoda Roberts, E Urtë në rezidencë per SBS, mbështet praktikimin e vazhdueshëm të kulturave të Kombeve të Parë.
“Ne I kemi ruajtur tregimet gojore, protokollet dhe ritualet për shekuj me radhë. Dhe ndërsa disa gjëra kane ndryshuar – sepse ne nuk jemi një popull statik – e gjithë premisa dhe filozofia e asaj që jemi është kujdesi për vendin, që është toka, deti dhe rrugët tona ujore, si dhe qielli.”

Pakana/Palawa dancers perform Source: AAP Image/Tracey Nearmy
Si duhet t'u referohemi Australianëve të Parë?
Termi "Aborigjen" ose "Ishullor i Torres Strait" është i përshtatshëm në të gjithë Australinë, thotë Caroline Hughes.
Njerëzit gjithashtu e identifikojnë veten duke e lidhur me vendin nga janë, si 'Koori' që përdoret shpesh në NSW dhe Victoria, 'Murray' në Queensland dhe 'Palawa' në Tasmani.
“Preferoj të quhem një grua Ngunnawal sepse ky është vendi im”, thotë zonja Hughes.
"Pra, vendi im është gjuha qe flas dhe grupi im fisnor, dhe këto u tregojne njerëzve të tjerë Aborigjenë se prej nga vij unë".
Dy popuj të ndryshëm
Ishullorët e ngushticës Torres janë popujt Indigjenë të ishujve midis majës së gadishullit Cape York dhe Papua Guinesë së Re dhe janë kryesisht me prejardhje melaneziane.
“Të gjitha kombet e para kanë kultura paksa të ndryshme, por ka një ndryshim të qartë midis kulturës së ishujve dhe atyre Aborigjenë. Ishujt pëlqejnë të njihen si popuj të veçantë Indigjenë" thotë Thomas Mayor, një banor i ishullit të Torres Strait dhe oficer Kombëtar Indigjen me Unionin Detar.

Both the Aboriginal and Torres Strait Islander flags are flown alongside the Australian national flag to acknowledge these distinct Indigenous peoples Source: AAP Image/Mick Tsikas
Përdorimi me takt i gjuhës
"Indigjen", "Aborigjen", "Ishullor i ngushticës së Torres" dhe "Të Urtët" janë emra të përveçëm të sinjalizuar me shkronjë të madhe. Shkurtesat konsiderohen jashtëzakonisht fyese, shpjegon Caroline Hughes.
“Kurrë mos e shkurtoni fjalen 'Aborigjen' – sepse është fyese. Ne nuk jemi një akronim dhe kjo terminologji fyese na lëndon zemrat nëse e dëgjojme”.
Kush janë të Urtët?
Të Urtët janë anëtarë të respektuar të komunitetit që zotërojnë një njohuri të thellë kulturore për të cilën kanë leje të flasin. Aborigjenët dhe banorët e ishullit të Torres Strait tregojnë respekt ndaj të Urtëve duke iu referuar atyre si “Teze” dhe “Xhaxha”.
Por njerëzit jo-Indigjenë duhet të pyesin fillimisht nëse mund t'i përdorin këta emra referimi.
Të Urtëve shpesh u kërkohet të kryejne ceremoninë e “Mirë se ardhjes në vend”
Cfarë është ceremonia e “Mirë se ardhjes në vend”?
E quajtur kështu në vitet 1980 nga Rhoda Roberts, “Mire se ardhja” është një ceremoni tradicionale që mbahet për të nderuar të kaluarën. Ajo mund të marrë formën e një fjalimi, një ceremonie kërcimi ose të ceremonisë së tymit.
Një ceremoni e ngjashme, "Njohja e vendit" është një protokoll i rëndësishëm mirëseardhjeje i ofruar në takime të rëndësishme, dhe mund të bëhet nga të gjithë ne, kudo prej nga vijmë, thotë Rhoda Roberts.
"Te njohësh vendin është të pranosh se në këtë vend mund të punosh ose jetosh, por ky nuk është vendi prej nga vjen. Por ti je bërë pjese e tij dhe për këtë duhet të njohësh dhe të falenderosh Kujdestarët dhe të Urtët e kësaj Toke".

Buja Buja dance troupe performs during the Wugulora Indigenous Morning Ceremony in Sydney Source: AAP Image/AP Photo/Rick Rycroft
Mos përdorni gjuhë të papërshtatshme
Trauma historike që rrjedh nga largimi i detyruar i fëmijëve ka ndikuar në mënyrën se si njerëzit u përgjigjen pyetjeve në lidhje me prejardhjen e tyre, thotë Caroline Hughes.
“Është shumë e papërshtatshme të flasim për ngjyren e lëkurës, ngjyrën e syve, ngjyrën e flokëve, sepse fëmijët tanë janë rritur në kulturën tonë, dhe kjo është shumë e rëndesishme për ne. Shoqëria e bardhë ose shoqëria jo-Indigjene i refuzoi këta fëmijë, ndërsa në kulturën Aborigjene ata janë dhurata nga bota e shpirtrave, janë dhurata për familjet tona, komunitetin tonë dhe janë gjithmonë të pranuar."
Tregoni respekt duke mësuar më shumë
Mos kini frikë të bëni pyetje me respekt kur observoni protokollet kulturore, për sa kohë që jeni të sinqertë dhe të respektueshëm, thotë Thomas Mayor.
"Dhe është e rëndësishme të dëgjoni me respekt dhe te pranoni shpjegimin që ju jepet."
Z. Mayor sugjeron gjithashtu që të gjithë të lexojnë Deklaratën nga Zemra për Uluru-në, të cilën e gjeni këtu si dhe të mbështesin propozimet e saj.
E Urta Aborigjene Roda Roberts na kujton se ideja e protokollit kulturor është universale dhe në thelb ka të bëjë me njohjen e qenies tjetër njerëzore.
“Ka të bëjë me mirësinë dhe dhembshurinë. Por në fund të fundit, respektimi i ceremonive te protokollit Aborigjen është thjesht dëshmi e sjelljes së mirë.”