1964, Viti i Gjuhës Shqipe në Australi

Mithat Jusufi me nxenesit e klases se pare te gjuhes shqipe ne Melburn, Australi

Viti 1964 - Klasa e Gjuhes Shqipe Source: SBS Albanian

Viti 1964 për shqiptarët në Melburn ishte vit i ndyshimevetë mëdha, filloi mësimin klasa e parë e gjuhës shqipe. Në fillim qëllimi ishte që fëmijët të mësonin gjuhën e tyre, ta lexonin dhe ta shkruanin atë, mbasi kjo do t`ju duhej kur të ktheheshin në vendlindjen e tyre. Por kjo nuk ndodhi, sot shumë shqiptarët në Australi janë larg kësaj, pasi këta fëmijë tashmë jetojnë në brezin e dytë e të tretë këtu, dhe janë larg asaj që ata mund të kthehen një ditë andej nga kanë ardhur prindërit apo gjyshërit e tyre.


55 vite më vonë nxënësit në klasat e gjuhës shqipe vijojnë të mësojnë, kulturën dhe traditat nga ata rrjedhin. Janë këta fëmijët e emigrantëve të rinj dhe të atyre që në 1964 mësonin alfabetin e gjuhës shqipe.

 

Por kush ishte mësuesi i pare?

 

Në komunitetin shqiptar Mithat Jusufi njihet si mësuesi i pare, ai emigroi në Australi në vitin 1961, nga Manastiri.

 

Ne arshivën e Radios SBS, e dixhitalizur është intervista e zhvilluam me Mithat Jusufi-n në vitin 1998, në vijim do ju sjellim pjesë nga ajo që ky njeri i jashtëzakonshëm i deklaroi Radios SBS.


Share
1964, Viti i Gjuhës Shqipe në Australi | SBS Albanian