Ardhja e shqiptarëve në Australi filloi në vitet e ’20-ta, të shekullit XX-të. Ata u vendosen me banim kryesisht në shtetin e Queensland-it, në Western Australia dhe qytetin Shepparton në Victoria. Ardhja e tyre ndërpritet me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Emigrimi rifillon në vitet e ’50-ta, shkak ishte fundi luftës së Dytë botërore dhe ikja nga sistemi komunist.
Shqiptarët erdhën nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe republikat tjera të ish-Jugosllavisë.
Do ndalemi ketu, pse?
Në fund të viteve të ’60 të shekullit XX-të, ata kuptuan një të vërtet të hidhur për atë kohë, se nuk ka kthim të shpejt në atdhe.
Krijuan Shoqatën Islamike Shqiptare Australine, blen tokë dhe ndërtuan xhamin e parë në Melburn, e cila njëherit është edhe xhamia e pare shqiptare në Melburn.
Xhamia u nderuan në nëntor të viti 1969, 50 vite më parë.
Shoqata Islamike Shqiptare në Carlton për të shënuar këtë përvjetor , gjysmë shekull, ka vendosur të mbaj disa manifestime.
Për të mësuar më shumë ne i morrëm intervistë Dr Bekim Hasani, imam i xhamisë shqiptare në Carton.





