Së shpejti do të shfaqet në Australi filmi i ri dokumentar "Australia my Home: An Albanian Migration" me producent Reg Qemal dhe skenar e regji te regjisorit, skenaristit dhe aktorit shqiptar Dritan Arbana. Ndiqni intervistën tone me Reg per t'u njohur me premisën e këtij filmi, historine e realizimit të tij, dhe rëndësinë që ka një film i këtij lloji ne portretizimin e eksperiencave migratore të komunitetit Shqiptar-Australian, të cilat tregohen në film përmes zërave dhe rrëfimeve të vetë protagonistëve.

Filmi dokumentar "Australia my Home: An Albanian Migration" është rezultat i bashkëpunimit të Dritan Arbanës si regjisor dhe skenarist dhe i Reg Qemal si producent dhe ideator.
I xhiruar në Australi dhe Shqipëri, filmi shpalos historitë e emigracionit të personazheve që vijnë nga disa fusha të jetës por që kanë të përbashkët origjinën e tyre.
Premiera e këtij filmi do të mbahet në Shepparton në datën 2 Mars 2022, në vigjilje të Festivalit të Korrjeve, një traditë e përvitshme në Shepparton.
Share





