Nje njeri me vizion - jeta e Profesor Avni Sali dhe Mjekesise Integrative

Professor Avni Sali AM

Source: SBS

Ai njihet si babai i mjekesise integrative ne Australi. Ai eshte shembulli tipik i endrres Australiane. Djali i nje emigranti shqiptar te ardhur ne Australi ne fillimet e shekullit te kaluar ai pati guximin dhe ambicien qe te studionte per mjekesi. Kjo deshire per t’u bere mjek e shtyu qe me pas te behej nje prej kirurgeve me te suksesshem ne vend.


Por endrra e tij nuk mbaroi me kaq. Pjese e armates te mjekeve te edukuar me konceptet e mjekesise perendimore, Profesor Sali e ndjente se dicka nuk shkonte. Ne nje bote ku kura per nje pacient, studimet per nje semundje dhe diagnoza e saj diktohen nga kompanite e medikamenteve mjekesore, nje mjek shqiptar guxoi te mendonte ndryshe.

 

Profesor Avni Sali AM (I nderuar me Urdherin e Australise) ia ka kushtuar jeten dhe karieren e tij zhvillimit dhe perkrahjes se koncepteve te mjekesise integrative ne Australi. Pergjate nje udhetimi qe synon ndryshimin e nje sistemi te tere mjekesor qe bazohet ne trajtimin e nje semundjeje nepermjet menyrave dhe medikamenteve tradicionale, Profesor Avni Sali  ka sjelle nje fryme te re ne menyren se si duhet te kurohet nje semundje. Ai thote se menyra me e mire eshte nje fokusi ne menyren se si ushqehemi, si ushtrohemi, prania e familjes dhe miqve ne jeten tone, eleminimi i stresit dhe nje mendje e shendoshe. 

 

Ne patem nderin qe ta kishim ne studio Profesor Avni Salin dhe biseduam me te rreth historise se jetes se tij, punes dhe planeve per te ardhmen.  


Share