Ne Melburn u shenua pervjetori i 10-te i shpalljes se Pavaresise se Kosoves. 17 Shkurti i vititi 2018 shenon 10-vjetorin e shpalljes se shtetit me te ri Europian, Kosoves. Kjo ngjarje ishte momenti kulminant i endrrave shekullore te nje populli te tere qe me ne fund arriti te krijoje shtetin e vet te lire e te pavarur.
17 Shkurti eshte nje dite madheshtore por edhe nje dite per te kujtuar dhe mos harruar ne asnje moment ata, fale te cileve, Kosova mund t’i gezohet kesaj dite.
Kete vit komuniteti shqiptar i Melburnit organizoi nje darke festive. Nje nga veçorite me terheqese te kesaj mbremjeje ishte fakti se ne te gjindeshin shqiptare nga te gjitha trojet shqiptare, te bashkuar se bashku festonin me zemrat e tyre kete dite te shenuar.
Radio SBS ishte ne mbremjen festive. Te ndjekim se cfare regjistruam ne mikrofonin tone.
Share





