Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

Samiti i Diasporës

Tirana

Tirana Source: SBS Albanian

Te premten eshtë mbajtur në Tiranë ceremonia përuruese e Samitit të Diasporës që do të zhvilloj punimet kete funddjave në kryeqytetin shqiptar.


Duke marrë fjalën në këtë event, kryeministri i Shqiperise Edi Rama falenderoi dhe vlerësoi rëndësinë e diasporës shqiptare nëpër botë, e cila sipas tij ka luajtur një rol thelbësor për ekzistencën e Shqipërisë. Kreu i qeverisë ka theksuar se prania e 1 mijë shqiptarëve nga 40 shtete të botës ka një rëndësi të veçantë.

Ai ka shtuar se, diaspora duhet të shërbejë si një shkollë dijeje dhe jete, duke pasur parasysh suksesin e shqiptarëve në mërgim. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati vlerësoi rëndësinë e kontributit të diasporës shqiptare në mbarë botën.

Shefi i diplomacisë shqiptare e vuri theksin edhe tek nevoja për ngushtimin e hendekut mes shtetit dhe diasporës, që sipas tij do të sheshojë paragjykimet që palët mund të kenë ndaj njëra-tjetrës. Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i pranishem ne kete event e cilësoi një iniciativë të jashtëzakonshme bashkimin e diasporës shqiptare në Tiranë.

Presidenti i Kosovës vlerësoi se, diaspora sot ka nevojë për një riorganizim në mënyrë që të shndërrohet në një burim të zhvillimit social dhe ekonomik dhe tutje shtoi se pas Tiranës, samiti i radhës i diasporës shqiptare do të mbahet në Prishtinë.

Australine ne Samitin e Diaspores e perfaqeson Suela Qemal, nga Shoqata Shqiptaret e Bashkuar te Australise.

Samiti i Diasporës do të trajtojë një sërë temash mbi mënyrën e bashkëpunimit mes institucioneve dhe shqiptarëve që jetojnë kudo në botë.:

-Zhvillimi ekonomik në Atdhe dhe roli i Diasporës

-Turizmi shqiptar, realiteti dhe perspektiva

-Kultura, hapësira jonë e përbashkët pa kufi. Arti dhe Kultura pasaporta jonë

-Dija mbi të gjitha: Të ruajmë gjuhën dhe identitetin

-Të ndërtojmë rrjetin ndërshqiptar të aftësive

-Sipërmarrja e të rinjve - the start-up culture

-Organizimi i Diasporës dhe roli i saj në zhvillimin e Atdheut: Eksperienca nga bota

 


Share