Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

Edicioni i 19-të i Festivalit Shqiptar ne Shepparton, tradita vazhdon

maabka Victoria

Shepparton, Victoria Australia Source: Wikipedia

Shënimet historike nxjerin se shqiptarët e parë që zgjodhën ta quajnë Australinë si shtëpi të tyre u vendosën në Shepparton pas Luftës së Parë Botërore, në vitet e ’20-ta të shekullit të kaluar.


Komuniteti Shqiptarë në Shepparton njihet si i pari në Australi, kryesisht me të ardhur nga rajoni i Korçës. Si punëtorë të vyer ata zgjodhën për arsye te ndryshme të vazhdojnë jetën e tyre ne Australi.

 

Për të kujtuar të parët e tyre, për te shprehur respekt për vlerat kulturore dhe vazhdimin e tarditës shqiptare në Australi, komunitetit i Shepparton-it  organizon Festivalin e Vjeljes, (Albanian Harvest Fetsival) në edicionin e tij të 19-të.

 

E diel, 18 Mars, në Shepparton mbahet Festivali i Vjeljes në edicionin e tij të 19-të.

 

Për të mësuar më shumë në i morrën një intervistë kryetarit të Komunitetit Shqiptar në Shepparton, z.Enver Sabri.

 

Z. Sabri është pasardhës i shqiptarëve të parë të cilët emigruan në Australi, në vitet e 20-ta të shekullit të kaluar.

 

Me z.Sabri biseduam në gjuhën angleze, në të cilën ai e ka më lehtë të shprehet.

 


Share