Prej vitesh në Melbourne ekzistojnë klasat e mësimit të gjuhës Shqipe. Këto klasa drejtohen nga Victorian School of Languages (www.vsl.vic.edu.au ) dhe i ofrohen të gjithë atyre fëmijëve që kanë dëshirë të mësojnë gjuhën shqipe.
Ne i morëm një intervistë disa prej mësuesve të këtyre klasave që për momentin po përgatiten për fillimin e vitit të ri shkollor.
Të pranishëm në studion e Radios SBS ishin Renata Luka, Juleda Hoxhallari dhe Eriol Backa.
Ata folën për përvojën e tyre me nxënësit, problematikën rreth regjistrimeve dhe materialeve mësimore dhe kënaqësisë që u jep profesioni.
Share




