Watch FIFA World Cup 2026™ LIVE, FREE and EXCLUSIVE

Zhvillon punimet konferenca e dyte “Shqiptaret ne Australi, Integrimi dhe Ruajtja e Lidhjeve me Atdheun”

Shqiptaret ne Australi, Integrimi dhe Ruajtja e Lidhjeve me Atdheun

Zhvillon punimet konferenca e dyte “Shqiptaret ne Australi, Integrimi dhe Ruajtja e Lidhjeve me Atdheun” 9 Dhjetor 2017 Source: SBS Albanian

Ne daten 9 Dhjetor ne Melburn u mbajt Konferenca me teme “Shqiptaret ne Australi, Integrimi dhe Ruajtja e lidhjeve me Atdheun”


Iniciativa e Ambasadorit te Jashtezakonshem dhe Fuqiplote te Republikes se Kosoves dhe Konsullates se nderit te Republikes se Shqiperise ne Adlelaide dhe Konsullates se nderit e Republikes se Shqiperise ne Brisbane u mbeshtet nga Shoqatat e Komuniteteve Shqiptare ne Melburn, Shepparton, Sydney, Adelaide dhe Brisbane.

 

Kjo eshte Konferenca e dyte qe organizohet nga Amabasada e Republikes se Kosoves. Te pranishem ishin edhe perfaqesues te qeverive federale dhe shteterore, Konsullet e Nderit te Republikes se Shqiperise ne Australi, perfaqesues te grupeve te ndryshme te komunitetit, te bashkesive fetare etj.

 

Puna e konferences  u organizua ne tre panele kryesore ku u diskutuan mundesite e investimeve ne Shqiperi, Kosove dhe anasjelltas, trashegimia dhe historia e komunitetit Shqiptar ne Australi dhe sfidat qe ka perpara ky komunitet per te ruajtur gjuhen dhe traditat.

 

Rendesi e vecante iu kushtua edhe strategjive per tu integruar sa me mire ne komunitetin Australian por pa u asimiluar gjate ketij procesi.

 

 

Ambasadori i Jashtezakonshem dhe Fuqiplote i Republikes se Kosoves ne Australi Dr Sabri Kicmari, beri nje permbledhje te te gjitha diskutimeve te tre panelve.

 

Temat qe u diksutuan ishin:

 

-Programi Televiziv ne Gjuhen Shqipe,

-Gazeta,

-Hapja e Ambasades se Republikes se Shqiperise ne Australi,

-Nxitja e bizneseve,

-Krijimi i Federates ose Keshillit Kombetar Shqiptar ne Australi,

-Shkolla e Gjuhes Shqipe,

-Shkembimi i studenteve,

-Njohja e diplomave nga Shqiperia dhe Kosova ne Australi,

-Regjistrimi i popullsise dhe banesave ne Australi,

-Krijimi i Institutit Australian per Çeshtjet Shqiptare.


Share