Mbajtja e dritareve dhe dyerve të mbyllura, apo mbyllja e xhamave të makinës mund ti lehtësojë simptomat - por nëse jo, specialitet këshillojne për të shkuar në farmaci.
Me këtë lloj niveli të polenit, i cili eshte ne ajer, nëse alergjia është e lehtë, ilaçet pa recetë kundër alergjive mund të ndihmojnë. Kur alergjia është e rëndë, specilistet këshillojne që personi ti drejtohet mjekut, i cili mund të përshkruajë ilaçin e duhur.
Poleni i pemëve pritet të qëndrojë në nivelin e tanishëm derisa të bjerë ndonjë shi i madh.
Por, çfarë i shkakton alergjitë e pranverës?
Grimcat e imta, të cilat mbarten nga pemët, bari dhe poleni, janë shkaktarët më të shpeshtë të alergjisë së pranverës.
Kur grimcat e polenit arrijnë në hundën e personit alergjik, sistemi imunitar i njeh si sulm në organizëm.
Për këtë krijohen antitrupat, të cilët sulmojnë alergjenët, gjë që shpie në lirimin e histaminës në gjak, i cili është iniciator i reaksioneve alergjike, siç janë: rrjedhja e hundës, kruarja e syve… etj.
Këshilla nga ekspertët:
- Mos prisni deri sa simptomat të bëhen të theksuara për të marrë barnat kundër alergjisë.
- Përdorni syze dielli dhe kapele të bollshme me strehë të gjërë për të mbajtur polenin larg nga sytë dhe flokët.
- Bëni dush në mbrëmje para se të shkoni në gjumë dhe ndërroni rrobat e trupit për të mbajtur polenin jashtë vendit ku flini.
- Dhe nëse simptomat vështirësohen, bëni analizën për alergji për të mësuar saktësisht se çfarë lloj alergjie është, dhe kështu, mjeku mund tiu rekomandojë ilaçin e saktë.



